Nga Bajrami e Gjasula te Kalafiori/ 10 “fotot” epike të fazës së grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 23:25

Nga Bajrami e Gjasula te Kalafiori/ 10 “fotot” epike të fazës së grupeve

Europiani gjerman ka mbyllur fazën e tij të parë, ndërkohë që pas së mërkurës mbrëma ka marrë formë definitive edhe turi i tij i dytë, me plotësimin e 8 çifteve që do të kërkojnë të shkojnë në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Dhe deri tani jo pak gjëra pikante kanë ndodhur, ndonëse ndoshta nga ana e spektaklit, sidomos nga disa prej kombëtareve favorite si Anglia e Franca pritej diçka më shumë në fushën e lojës.

Nedim-Bajrami-850x450

Gjithsesi janë të tjerët që kanë ditur të lënë gjurmë të rëndësishme… Disa në aspektin negativ dhe disa të tjera pozitive dhe ndërato që do të mbahen mend gjatë.

kafiori

Dhe mes 10 “fotove” të fazës së grupeve që UEFA ka përzgjedhur, dy i takojnë Shqipërisë sonë, skuadrës së Silvinjos që u largua me shumë pengje nga Europiani, por që gjithsesi çmimin e tifozerisë e ka fituar absolutisht.

1) FITORJA MË E THELLË

Në këtë “Euro 2024” nuk janë parë shumë gola, por për të vendosur ndeshjen me rezultatin më të gjerë deri në këtë raund të parë ka menduar Gjermania vendase, kur pikërisht në ndeshjen hapëse mundte 5-1 Skocinë. Dhe nëse “Pancerat” mbajnë rekordin e atyre që kanë shënuar më shumë, britanikët nga ana tjetër janë ata që kanë pësuar më shumë brenda një 90 minutëshi.

2) GOLI MË I SHPEJTË

Nëse Gjermania e nisi me spektakël, goli rekord i historisë së Europianëve do t’i përkasë shqiptarëve dhe më konkretisht, Nedim Bajramit. Goditja flesh ndaj Italisë në debutim, pas vetëm 23 minutash është shkruar me gërma të arta tashmë dhe ky është një motiv për t’u mburrur, pavarësisht eliminimit të shpejtë nga turneu.

3) LOTËT E VONË

Nuk ndodh g jithmonë të shënosh një autogol dhe më pas të ndihmosh shokun e skuadrës për një barazim vendimtar në ndeshjen e ardhshme. Italia po humbte 1-0 ndaj Kroacisë dhe në sekondat e fundit, mbrojtësi Rikardo Kalafiori dha një asist për Matia Zakanjin, i cili realizoi 1-1 në minutën e 98- të. Ky gol jo vetëm që ishte më i voni në këtë turne, por edhe shumë i rëndësishëm. Sekonda më vonë, teksa gjyqtari vërshëlleu për të mbyllur sfidën, Kalafiori i rraskapitur u shtri në tokë dhe shpërtheu në lot gëzimi. Sepse pa atë gol, Italia do të ishte eliminuar.

4) “SELFIE” ME CR7

Një djalë i vogël sfidoi sigurinë për të vrapuar në fushë dhe për të bërë një selfie me idhullin e tij, Kristiano Ro naldo, gjatë ndeshjes së Portugalisë kundër Turqisë. Dhe si gjithmonë, CR7 tregohet një mbrojtës i hekurt i fëmijëve, shumë i dashur me ta, aq sa ai në fillim u sigurua që turku i vogël, Berat, të mos prekej nga personat e sigurisë, por në të njëjtën kohë t’i dhuronte foton më të bukur tifozit të tij të vogël, i qeshur më shumë se kurrë. Fenomen!

5) Gota kundër SAUTHGEJTIT

Duke lënë mënjanë momentet e lezetshme, siguria ka qenë me të vërtetë një problem në këtë “Euro 2024”. Një nga shembujt për të ardhur keq ishte menjëherë pas Angli-Slloveni, kur tifozët e “Tre Luanëve” hodhën gota bosh birre nga tribuna drejt trajnerit të tyre, Gareth Sauthgejt, pavarësisht se Anglia e mbylli e para grupin. “Nuk kam parë asnjë ekip tjetër të kualifikohet dhe të kontestohet”, ishte komenti i nxehtë i trajnerit.

6) GOL DHE AUTOGOL

Nëse Kalafiori shkaktoi autogol dhe në ndeshjen e ardhshme dha asist, ka një tjetër që ka mundur të bëjë edhe më mirë sesa ai dhe po flasim për një shqiptar… Një tjetër fund i lumtur me autogol i përket kuqezinjve tanë. Në barazimin 2-2 kundër Kroacisë, mesfushori Klaus Gjasula kaloi nga djall në engjëll, teksa fillimisht shënoi në portën e tij, duke i dhënë kroatëve avantazhin 1-2… Por vetëm 15 minuta më vonë ofroi edhe barazimin 2-2 në minutën e 95-të, duke i mbajtur shpresat e Shqipërisë të hapura, edhe për ndeshjen e fundit ndaj Spanjës. Dhe në këtë aspekt, në një Europian nuk kishte ndodhur kurrë që lojtari i një kombëtareje të shënonte gol dhe autogol në të njëjtën ndeshje. Shkurt, në të mirë e në të keq, dy rekorde historike europiane për Shqipërinë!

7) ÇFARË AUSTRIE!

Thuajse çdo Europian ka ndonjë skuadër simpatike, ndonjë hirushe, apo ndonjë zbulim, por sivjet këtë çmim, të paktën për fazën e grupeve e meriton Austria. Edhe pse ishin pjesë e një grupit të hekurt ata arritën ta mbyllnin të parët, përpara gjigantëve si Franca e Holanda, apo edhe Poloninë. Dhe ndoshta shumë nga tifozët e Bajernit të Mynihut janë bërë pishman që u ngritën në protestë masive ndaj njeriut të kësaj mrekullie, Ralf Rangnik, atij që firmosi me bavarezët, por grisi kontratën, pasi pa se ultrasit e Bajernit nuk e donin. Mëkat!

8) GJEORGJIA E MADHE

Nëse Austria është surpriza e madhem, hirushja e Europianit gjerman është pa dyshim Gjeorgjia. Nëse vetëm pjesëmarrja e tyre në këtë edicion quhej një mrekulli, ata arritën të bëjnë edhe të dytën, të mërkurën mbrëma, teksa me një lojë spektakolare shtrinë në tapet 2-0 Portugalinë, përpara syve të Kristiano Ronaldos, ndonëse këta ishin të sigurt mbi të qenit të parët në grup. Euforia me shumicë, por edhe një lojë, që kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar, edhe pse rivali i radhës quhet Spanjë!

9) I VOGLI JAMAL

Ai është aq i ri sa, sipas ligjit gjerman, teknikisht nuk i lejohet të luajë pas orës 23:00. Në moshën 16-vjeçare, spanjolli Lamine Jamal është bërë lojtari më i ri që ka luajtur në historinë e Europianëve. Talenti i mrekullueshëm i Barcelonës, i lindur në vitin 2007 i përmbushi në mënyrë të përsosur edhe pritshmëritë teknike, duke luajtur në të tria ndeshjet e Spanjës në grup, në mënyrë madhështore.

10) GRUPI MË I ÇMENDUR

Na duhej të prisnim deri në ditën e fundit të fazës së grupeve për ta parë dhe mbi të gjitha për ta besuar. Por më në fund ndodhi pikërisht ashtu… Rumania, Sllovakia, Belgjika dhe Ukraina përfunduan të gjitha me pikë të barabarta, 4 pikë secila. Fatkeqësisht, për ta, Ukraina u eliminua pasi ishte më e dobëta në grup lidhur me golavarazhin. Rregullat janë rregulla dhe vlejnë për të gjitha njësoj, por ndoshta kjo ishte një padrejtësi nga ana sportive dhe morale për ukrainasit…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"