Nga Cungu te Sobouale dhe Ujka, Laçi mes disa enigmash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 21:08

Nga Cungu te Sobouale dhe Ujka, Laçi mes disa enigmash

Laçi në sezonin e shkuar arriti të sigurojë mbijetesën me vështirësi me një ndeshje shtesë me Flamurtarin. Pas asaj ndeshjeje, te kurbinasit ka pllakosur një qetësi totale, që shoqërohet me shumë paqartësi. E para enigmë është trajneri.

laci

Armando Cungu mbylli sezonin e shkuar dhe siguroi mbijetesën, por ende nuk mund të quhet i konfirmuar, teksa emri i tij është lidhur edhe me ekipe të tjera të vendit tonë herë pas here në prapaskenë. Kapiteni Ujka gjithashtu mbetet në kontratë me bardhezinjtë, por e ardhmja e tij nuk pritet të vazhdojë në vendin tonë. Mesfushori ka disa mundësi dhe në bashkëpunim me klubin pritet të gjejë një zgjidhje për të vijuar karrierën jashtë Shqipërisë. Sakaq, sulmuesi Sobouale mund të rikthehet në Kosovë për një periudhë të shkurtër. Ka informacione se klubi mund ta japë në huazim për Europën te kosovarët e Malishevës, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e drejtuesve të klubit.

Dy mesfushorët, Kryeziu dhe Qato janë ata që kanë lënë skuadrën në këtë merkato të verës. Qato pasi mbylli kontratën me kurbinasit, firmosi me Vllazninë, ku edhe ka nisur përgatitjet për Europën. Sa u përket afrimeve, aktualisht merkatoja e bardhezinjve është e bllokuar nga FIFA, por duhet thënë se ka ende kohë, pasi ata nuk përfaqësohen në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"