Nga fasulet e Xhud Bellingam te sultjashi i Uoker, si ushqehen anglezët në Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 9:56

Nga fasulet e Xhud Bellingam te sultjashi i Uoker, si ushqehen anglezët në Euro 2024

Yjet e Anglisë kanë zbuluar ushqimet e tyre të preferuara në këtë Europian. “Tre luanët” nuk kanë bindur në Gjermani, por janë kualifikuar në çerekfinale dhe të shtunën i pret Zvicra në Dyseldorf.

MixCollage-03-Jul-2024-09-56-AM-4604

Përveç dietës së unifikuar, lojtarët e Garet Sauthgejtit, po ushqehen nga ushqimet e tyre personale para ndeshjeve. Këto ushqime përfshijnë pjata klasike të tilla si fasule të pjekura, ndërsa një tjetër yll shijon një mal me petulla.

XHUD BELLINGAM (Fasule të pjekura dhe vezë) – Yllit të Realit të Madridit i pëlqen të hajë në një pjatë me fasule dhe vezë para ndeshjes. 21- vjeçari përfiton nga proteina me cilësi të lartë nga vakti dhe ky ushqim është gjithashtu një burim i mirë i karbohidrateve. Pjata përshkruhet shpesh si një nga vaktet e tij të preferuara.

DEKLAN RAJS (Tetë petulla me shurup) – Mesfushori i Arsenalit shkon për një nga vaktet më të shijshme përpara një ndeshjeje, ndërsa konsumon në një mal me petulla. Futbollisti më i shtrenjtë i historisë së “Topçinjve” pohoi se ato janë gjëja më e mirë dhe ka qenë një ndryshues i lojës së tij që nga transferimi tek Arsenali në 2023.

Ai tha për revistën “Men’s Health UK”: “Unë ha katër petulla para ndeshjes, të mbuluara me shurup ose mjaltë. Betohem në Zot, është gjëja më e mirë. Kur u bashkova me klubin, shihja lojtarët e Arsenalit duke i ngrënë dhe mendoja me vete:‘Çfarë po ndodh këtu?’ Por sinqerisht, ka qenë një ndryshues i lojës. Unë nuk e kuptoj shkencën pas saj, çfarë ka në to apo diçka të tillë, por më jep një nxitje kaq të lartë energjie. Mendoj se kjo është arsyeja pse jam në gjendje të vrapoj kaq shumë nëpër fushë. Nëse luajmë në orën 17:30, ndonjëherë do të ha tetë petulla në ditë. Do të ha disa në mëngjes dhe do të ha të tjera në orën 15:30, para se të luajmë”.

KAJL UOKER (Sultjash) – Kajl Uokerit i pëlqen t’i ketë këmbët e shpejta dhe për t’u siguruar që ato t’i binden gjatë ndeshjes, mbrojtësi i Mançester Sitit do të ketë një kupë me sultjash para ndeshjes. Ai shpjegoi: “Vakti im para ndeshjes është sultjash, kaq. Unë haja makarona para ndeshjes, por më pas u ndjeva shumë i rënduar. Nëse udhëtojmë larg, shefi i kuzhinës më paketon një tenxhere me sultjash dhe unë thjesht ha atë”.

HERRI KEJN (Vezë të fërguara) – Kapitenit të Anglisë, ashtu si Bellingamit, i pëlqen të ushqehet me proteina para një ndeshjeje. Herri Kejn do të hajë disa vezë të fërguara dhe tostë me avokado, të cilat do t’i japin trupit energji të qëndrueshme. Sulmuesi do të shpresojë që të shënojë sërish kundër Zvicrës, pas dy golave të tij të deritanishëm në “Euro 2024”.

FILL FODEN (Makarona me pesto) – Sulmuesi i Mançester Sitit do të hajë vaktin tri deri në katër orë para ndeshjes. Fill Foden do të përfitojë nga një nxitje e energjisë nga vakti dhe karbohidratet nga makaronat. Foden do të marrë gjithashtu një burim të mirë proteinash, që do të ndihmojë rikuperimin e tij.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"