Nga Gjeorgjia te Gjeorgjia, Jamal takim me historinë! Në Këln mund të bëhet golashënuesi më i ri në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 8:42

Nga Gjeorgjia te Gjeorgjia, Jamal takim me historinë! Në Këln mund të bëhet golashënuesi më i ri në Europian

Gjeorgjia është shënuar me të kuqe në karrierën dhe kalendarin e yllit të Spanjës, Lamine Jamal. Sulmuesi i majtë, i lindur në Esplugues dhe i rritur në Mataró, u bë lojtari më i ri që debutoi me kombëtaren spanjolle më 8 shtator 2023 në Tbilisi kundër Gjeorgjisë, kur kishte mbushur moshën 16 vjeç e dy muaj.

fb cvmj

Jo vetëm që debutoi, por shënoi edhe një gol për habinë e futbollit botëror. Më pak se një vit më vonë, ai po luan me Spanjën në Europian dhe rruga e tij kryqëzohet sërish me ekipin nga Kaukazi. Në Këln, të dielën në mbrëmje, Lamine ka mundësinë të mbyllë një mini cikël, të bëhet golashënuesi më i ri në historinë e kampionateve europianë dhe të nderojë me festën e tij, me numrin e famshëm 304, që përkon me kodin postar të lagjes ku është rritur në Rokafonda.

Megjithatë, Gjeorgjia nuk është një çështje që duket se e fikson shumë Jamalin, i cili kishte të gjithë sezonin për t’u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Champions-it dhe nuk e bëri këtë. Ai nuk u mërzit me këtë çështje. Edhe në “Euro 2024”, mund të flasim për analogji. Nuk ka provë më të mirë se sekuenca e së hënës së kaluar kundër Shqipërisë, kur me një lëvizje të pabesueshme la shtangur dy mbrojtësa të Shqipërisë, me një kontroll ëndrrash.

Më tej i vetëm me portierin, në vend që të shikonte golin, gjëja më e lehtë, ai u përpoq t’i stërviste golin Moratës ndonëse pa sukses. Megjithatë, mundësitë i vijnë në mënyrë spontane. Në Berlin, ndaj Kroacisë, vetëm një pritje e Livakoviçit pengoi golin e tij për 4- 0. Në Gelsenkirshen, kundër Italisë, Lamine iu afrua sërish golit, por milimetrat e ndanë nga festa. Jamal është pa dyshim një nga zbulimet e Europianit. Zhurma që gjenerohet në tribuna sa herë që ai kap topin ka të bëjë shumë me ata lloj futbollistësh që kanë diçka të veçantë brenda tyre. Tifozët e dashurojnë këtë adoleshent që do të largohet nga turneu me një eksperiencë të paharrueshme. Pavarësisht rinisë së tij, ai i ka shmangur polemikat dhe ka ditur të dëgjojë ata që e rrethojnë.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"