Nga Kategoria e Dytë te kualifikimi me Laçin në Ligën e Europës, përalla e futbollistit korçar
Në fundin e ndeshjes pritej që trajneri Cungu të hidhte në fushë ndonjë lojtar me përvojë, por ndërrimi i dytë i shkodranit ishte pak i guximshëm.
Në fushë u shfaq Klejdi Rapo, i cili zuri vendin e Xhixhës. Ai është një lojtar i shpejtë dhe me siguri për këtë element u hodh në fushë nga Cungu në ato minuta të fundit. Situata e lojtarit korçar ka ndryshuar në mënyrë të çuditshme kohët e fundit, ku nga Devolli që luante ndeshje shtesë për mbijetesë në Kategorinë e Parë, ai e ka parë veten në Ligën e Europës me fanellën e Laçit. Rapo ka firmosur pak kohë më parë me kurbinasit, të cilët e pikasën pikërisht në ndeshjen shtesë të Devollit me Partizanin B.
Vlen të theksohet se para 2 sezonesh, Rapo aktivizohej në Kategorinë e Dytë me juglindorët e Devollit, ndërkohë që 26-vjeçari, mbrëmjen e djeshme jetoi një ëndërr të vërtetë me kualifikimin në ruandin e dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"