Nga Kombëtarja drejt Amerikës, Taku: Kam oferta nga SHBA, dua t’i bashkohem të fejuarës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2015 | 10:21

Nga Kombëtarja drejt Amerikës, Taku: Kam oferta nga SHBA, dua t’i bashkohem të fejuarës

Afrim Taku firmos kontraten

Nga Kombëtarja drejt “tokës së premtuar”. Pritet të jetë kjo e ardhmja e Afrim Takut. Ky është momenti i mesfushorit, i cili pas ftesës së De Biazit ka pasur një mori ofertash.

Por, përtej të gjithave, ai po planifikon që të transferohet në Amerikën e largët. Dhe gjithkujt mund t’i lindë natyrshëm pyetja: përse

Taku ka vendosur që të largohet në kulmin e karrierës?

Përgjigjen na e jep vetë lojtari i Tiranës, teksa thotë: “Dua që të bashkohem me të fejuarën”. Megjithatë, futbollisti shpjegon se nuk është sakrificë, pasi ai do vazhdojë të luajë futboll edhe në SHBA, pra nuk do ta braktisë profesionin, përkundrazi. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai rrëfen se është në kontakte me disa klube amerikane.

U grumbulluat për të parën herë nga Kombëtarja, si ishte kjo ftesë e parë nga De Biazi?

Një mrekulli. Të jesh pjesë e Kombëtares është nder dhe krenari. U ndjeva realisht shumë mirë që mora një fanellë dhe, për më tepër, në një ndeshje me Francën, edhe pse ishte miqësore. Minuta nuk pata, por për mua e rëndë- sishme qe prezenca. Besoj se në vazhdim mund të kem edhe unë hapësirën time.

Kishit numrin 17 në atë takim, fanellë që është mbajtur edhe nga Muzaka më herët…

Nuk e dija këtë. Por, më pëlqeu si numër. Gjithsesi, e rëndësishme është që numri ka mbetur po te një lojtar i Tiranës.

Ky mund të quhet momenti juaj në merkato, pasi ju kanë ardhur një lumë ofertash. Ka ndikuar ftesa e ardhur nga De Biazi?

Pa dyshim që po, Kombëtarja ka ndikim shumë pozitiv te çdo lojtar. Mendoj se ka bërë punën e vet edhe paraqitja ime me Tiranën. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, ofertat kanë qenë konkrete. Por, unë vazhdoj të jem i pavendosur.

Meqenëse përmendet Tiranën, dimë që keni folur me drejtuesit në ditët e fundit. E vërtetë?

Po, para 3-4 ditësh kam kontaktuar me drejtuesit. E kam detyrim që të flas me Tiranën, pasi është ekipi që më dha dijet në futboll. Normalisht, bardheblutë mbeten prioritet, nëse qëndroj në Shqipëri. Pasi sikundër dihet, unë kam në plan që të shkoj në Amerikë.

Do të ishit i gatshëm që të sakrifikonit edhe Kombëtaren për Amerikën?

Jo, pse duhet ta merrni kështu?! Nuk është sakrificë. Unë edhe në Amerikë do të luaj futboll. Madje, menaxheri im është në kontakte me disa klube në SHBA. Nuk i ndahem dot fushës, ajo është jeta ime. Pastaj atje është rritur ndjeshëm niveli i futbollit, ndaj mendoj se, duke dhënë më të mirën, mund të pres ende një ftesë nga Kombëtarja.

 Emra konkret a ka?

Është e kot të flas me emra, deri sa asgjë nuk është mbyllur. Por, po e them hapur, që prioriteti im është që shkoj në Amerikë.

E fundit, Salihi kur luajti në Amerikë nuk ishte shumë në fokusin e De Biazit. Ju tremb kjo pjesë?

E thashë edhe më lart. Futbolli amerikan është rritur ndjeshëm, nuk më i njëjti si disa vite më parë. Ka cilësi dhe paga shumë të mira.

Çfarë ju lidh kaq shumë me Amerikën, përtej faktit që cilësohet ndryshe si toka e premtuar?

E fejuara ime. Duam që të jemi bashkë. Por pa lënë pas krahëve pasionet dhe profesionet tona. Ajo është mjeke, ndërsa unë do vazhdoj të luaj futboll. E fejuara juaj është fansja më e madhe e Takut.

Këtë gjë e dëshmon vazhdimisht edhe në rrjetet sociale…

Shumë e vërtetë, është tifozja ime më e madhe. Nuk ka lënë asnjë ndeshje pa parë nga të miat, madje edhe kur është në spital, e gjen gjithnjë hapë- sirën për të më ndjekur. Por, shpejt, besoj do të më shohë edhe nga stadiumi.

A ndihet krenare për arritjet tuaja?

Për këtë duhet të pyesni atë, por unë di të them që unë jam absolutisht krenar për arritjet e saj.

Përgatiti: Adela Merko

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"