Nga Levandovski te Suarez, Muçi: Ju rrëfej kënaqësinë në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 15:55

Nga Levandovski te Suarez, Muçi: Ju rrëfej kënaqësinë në derbi

Ernest Muçi debutoi si titullar në këtë sezon të Kategorisë Superiore ndaj Flamurtarit. Muçi dha sinjale pozitive në derbi, ndërsa ndaj vlonjatëve gjithashtu iu afrua golit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, 18-vjeçari nuk flet rreth zërave të merkatos që qarkullojnë për interesime jashtë vendit, por tregon idhullin dhe rolin ideal. 

ernest muci

DEBUTIMI NË KAMPIONAT

Muçi është aktivizuar në 8 ndeshje këtë edicion të Superiores. “Ishte ndeshja e parë në kampionat që luajta si titullar dhe të them të drejtën nuk kisha presion. Doja vetëm të ndihmoja sa më shumë ekipin, nga sulmi në mbrojtje dhe jam shumë i gëzuar për faktin që morëm 3 pikët”, tregon fillimisht 18-vjeçari.

Tirana-Derbi

DERBI 

Muçi mori minuta edhe në derbi, teksa goli i fitores për kryeqytetasit erdhi nga këmbët e tij, duke qenë se gjuajtja e fortë dhe tokazi nuk u ndal dot nga Alban Hoxha. “Nuk është se ndjej shumë keqardhje që se shënova atë rast, sepse u finalizua me gol. Edhe unë, si çdo lojtar, ëndërroj që të shënoj në derbi. Por, mbi të gjitha për ekipin ka rëndësi që u shënua ai gol në minutat e fundit dhe ne morëm atë fitore historike”, shprehet më tej futbollisti bardheblu.

MERKATO DHE IDHULLI 

Ernest Muçi nuk pranon që të komentojë zërat e merkatos, të cilët e tregojnë atë si një futbollist për të cilin ka edhe interesime zyrtare në adresë të klubit. Me dëshirën për t’u fokusuar vetëm në fushën e lojës, Muçi vijon dhe tregon idhujt e tij në futbollin botëror. “Më pëlqejnë Suarez dhe Levandovski. Realisht mundohem që të shoh sa më shumë prej tyre dhe të mësoj nga loja apo nga cilësitë që ata shfaqin”, zbulon ai.

ernest muci

POZICIONI IDEAL 

Ernest Muçi ka shpërthyer me ekipet e moshave të ekipeve kombëtare, ndërsa te Tirana nuk ka pasur shumë hapësira. I Pyetur në lidhje me rolin e tij ideal dhe atë që ka dëshirë të luajë, Muçi shprehet: “Unë nuk është se kam luajtur gjithmonë në një pozicion, që të zgjedh një fiks. E them këtë, sepse personalisht jam munduar që të përshtatem në secilin rol që kam luajtur dhe të jap më të mirën për skuadrën. Nëse mund të them për ndjesinë që kam në fushë, pozicioni pas sulmuesit të parë më bën të ndihem edhe më komod në fushën e lojës”, ka deklaruar për “Panorama Sport”, Ernest Muçi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"