Nga merkato te rezultatet, Kardinale: Për sukses me Milanin, misioni im sapo ka nisur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 14:45

Nga merkato te rezultatet, Kardinale: Për sukses me Milanin, misioni im sapo ka nisur

Xherri Kardinale, numri 1 i “Red Bird Capital” dhe pronar i Milanit, ka dhënë një intervistë në CBC krah Xhesika Gelmanit, administratore e “Kraft Analytics Group”, një kompani lider në sektorin e të dhënave dhe analitikës në botën e sportit dhe argëtimit me të cilën klubi kuqezi nënshkroi një partneritet të zyrtarizuar dje.

kardinale1

Milani në turne për të dytin vit në SHBA. Cili është qëllimi?

Mendoj se njerëzit në krye të futbollit amerikan kanë bërë një punë fenomenale, por janë penguar nga fakti që lojtarët në ekosistemin amerikan nuk janë pjesë e atij global. Dhe derisa të ketë një integrim me lojtarët në krye të karrierës së tyre e jo afër pensionit që vijnë në Amerikë dhe janë pjesë e atij sistemi, do të jetë shumë e vështirë. Teknologjia tani sjell ndeshje të drejtpërdrejta nga Europa dhe fëmijët rriten duke qenë dëshmitarë të asaj cilësie të lojës. Edhe vizita e Milanit shërben shumë në këtë aspekt.

Tri miqësore luksi në Amerikë që vlejnë shumë apo jo?

Një pjesë e arsyes pse jemi të përkushtuar të bëjmë këto turne miqësore në Shtetet e Bashkuara është vetëm kërkesa e madhe nga Amerika për futbollin europian. Dhe kështu, kjo është një mundësi vërtet e rëndësishme për ne. Jemi pronarë të Milanit prej dy vitesh. Synimi ynë është ta rikthejmë si protagonist në skenën botërore. Kemi 550 milionë fansa në mbarë botën, 50 milionë nga të cilët në Amerikë dhe duam të fokusohemi tek ata.

Çfarë dallimesh keni vënë re mes futbollit europian dhe atij amerikan?

Shumica e lojtarëve shkojnë në sistemin europian ku nuk ka kufi pagash, luhet me rregulla të ndryshme, ka merkato transferimesh, ka rënie nga kategoria. Është një ekosistem shumë i ndryshëm. Ka pasur një lloj gare armatimi në Europë, veçanërisht për talentet dhe lojtarët. Dhe kjo është arsyeja pse shohim fonde, kompani dhe institucione sovrane që investojnë në futbollin europian. Do të vijë edhe në Shtetet e Bashkuara, por ka ende shumë për të bërë për të tërhequr lojtarët në kulmin e tyre. Te Milani, për ironi, një nga lojtarët tanë më ikonë dhe më popullor është Kristian Pulisiç, i cili shpesh quhet Kapiten Amerika. Pra, diskutimi shkon në të dy drejtimet. Fakti që Kristian doli nga sistemi amerikan dhe është në gjendje të luajë në nivelin që luajti në Europë dhe tani me Milanin, është një dëshmi e asaj që po bëjnë Shtetet e Bashkuara.

Çfarë prisni nga bashkëpunimi me “KRAF”, kompani e analizës të të dhënave?

Është zemra e bashkëpunimit tonë. Të dhënat dhe analizat e tyre aplikohen edhe jashtë fushës e unë kam 15 vjet që e vëzhgoj këtë situatë. Sporti është tani një industri shumë miliardë dollarëshe dhe kjo është e nxitur nga propozimi i vlerës për tifozin. Shumica mendojnë se vlerat që po krijohen në sport kanë të bëjnë vetëm me të ardhurat nga media.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"