Nga merkato tek objektivat, rrëfehet Marota: Lautaro firmosi, 90% e ekipit është… gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 9:35

Nga merkato tek objektivat, rrëfehet Marota: Lautaro firmosi, 90% e ekipit është… gati

Albert Gudmundson nuk është një objektiv për Interin. Kështu ka thënë presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, pas një deklarate për “Sky Sport” ku mohoi çdo shanse për zbarkimin e mundshëm të islandez duke konsideruar sulmin e kampionëve të Italisë në fuqi të plotësuar.

beppe-marotta-e-lautaro-martinez_12799341190x786

“Gudmundson është një opsion. Për momentin kemi një sulm plot cilësi, vlera dhe numra. Për momentin nuk është për ne”, tha Marota. Për më tepër, që ai ofensiv është një repart që do të mund të llogarisë për një kohë të gjatë në kapitenin Lautaro Martinez, me presidentin që zbulon se gjithçka është mbyllur për rinovimin, por që duhet pritur edhe disa ditë për njoftimin zyrtar: “Po, u krye. E kemi tashmë edhe firmën, por duam ta zyrtarizojmë kur të kthehet nga pushimet”.

Skuadra që fiton nuk ndryshohet dhe sipas kësaj filozofie po veprojnë edhe zikaltrit. Kreu i kampioneve të Italisë, lidhur me merkaton e klubit ka shtuar: “E kemi konfirmuar pothuajse plotësisht stafin e vitit të kaluar. Kemi përfshirë lojtarë të rëndësishëm si Taremi, Zielinski dhe Martinez dhe e kemi bërë ekipin konkurrues për objektivat tona. Kemi një trajner të shkëlqyer, kemi staf menaxherial dhe teknik të nivelit më të lartë dhe një audiencë e madhe me këto baza synojmë të fillojmë sezonin e ri”.

Në fund edhe një koment për bisedimet me Huan Kabalin i cili në fund zgjodhi Juventusin. Marota nuk e pranon parakalimin nga konkurrenca dhe për kolumbianin tha: “Nuk vazhduam interesimin për atë profil për shkak të vlerësimeve tona të brendshme dhe preferuam të ndalemi. Tashmë kemi një staf mjaft konkurrues, nuk mund të harrojmë se konfirmimi i 90% të skuadrës dhe vendosja e tre lojtarëve të rëndësishëm si Zielinski, Taremi. dhe Martinez përfaqësojnë një garanci të rëndësishme për objektivat tona sezonale.”

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"