Nga momenti më i bukur i karrierës tek ndarja me partneren, Seferi: Po mendoj transferimin! Ja djemtë e Kombëtares që kam marrëdhënie më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 19:46

Nga momenti më i bukur i karrierës tek ndarja me partneren, Seferi: Po mendoj transferimin! Ja djemtë e Kombëtares që kam marrëdhënie më të mirë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, pas eleminimit nga Euro2024, ka vendosur të kalojë pushimet me familjen e tij në Maqedoni. taulant-seferi1

Futbollisti, i cili është pjesë e skuadrës së FC Bani Jas në Abu Dhabi, teksa foli për të ardhmen e tij, u shpreh se mund të transferohet nga ekipi arab.

“Jam me pushime në vendlindje në Maqedoni tek familja, ndoshta do të ndodhë ndonjë transferim në ndonjë ekip tjetër, sa i përket të ardhmen, po e mendoj se çdo të bëj, ndoshta ndonjë biznes timin”, tha Taulant Seferi.

Sulmuesi kuqezi ka rrëfyer se momenti më i mirë i karrierës së tij ishte kualifikimi i Shqipërisë në Euro2024, ndërsa ai më i keq kur u lëndua në Zvicër dhe e ardhmja e tij në futboll u vendos në pikëpyetje.

“Momenti më i mirë i karrierës time është padyshim kualifikimi në Europian me Shqipërinë. Besoj do të jetë edhe ky momenti i gjatë karrierës sime në futboll. Momenti më i keq kanë qenë lëndimet e mia në Zvicrës ku në 3 vite nuk e kam prekur asnjëherë topin sepse kam bërë 6 operacione, besoj kjo më ka bërë që të mendoj ta lë futbollin”, tha futbollisti.

 

Ndërsa ka treguar edhe futbollistët e Kombëtares që ka marrëdhënie me të mirë: “Me të gjithë lojtarët kemi qenë mirë, por ata që rri më shumë janë Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Abrashi, Ajeti, Naser, Klaus Gjasula. Sa i përket atmosferës, i gjithë grupi ka qenë super”, tha ai.

Ndërkohë, Taulant Seferi, i cili përgjatë vitit të kaluar bëri publike lidhjen e dashurisë me Arjeta Demirin, i ka dhënë fund kësaj romance.

Ai pranoi se tashmë është beqar, teksa u shpreh: “Unë jam single. E që kam dalë dikur në një intervistë kam folur, kam qenë në një lidhje, por tani jam single”.465 auto_WhatsApp-Image-2023-10-24-at-1.57.23-PM-300x3751698216388PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"