Nga pengjet e Europianit deri te rinovimi i mundshëm i Silvinjos, Alban Tafaj flet pa “doreza”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 21:03

Nga pengjet e Europianit deri te rinovimi i mundshëm i Silvinjos, Alban Tafaj flet pa “doreza”

Aventura e Shqipërisë në Europian përfundoi në fazën e grupeve. Për kombëtaren dhe për çështje të ndryshme në kampin kuqezi foli specialisti i futbollit, Alban Tafaj në “Euro 24” të moderatores Trevisa Tufa, në News 24.

Tafaj Josa

“Nota e Shqipërisë në Euro? Kjo skuadër ka bërë gjëra pozitive, na mblodhi të gjithë shqiptarëve atje, ishte  grup ferri.

Peng kam vetëm ndeshjen e parë. Nëse do kishim guxim më shumë, do kalonim grupet. Prisja më tepër nga Broja. Mund të kishte kontribuar më mirë në ndeshjen e parë.

Sylvinho është një nga trajnerët e mi të preferuar. Silvinjo i  duhet kombëtares. Rinovimi është në dorën e Sylvinhos, ka punuar, ka dashur të tregojë vlerat vazhdimisht.

Ambicia është e madhe te Franca, ka gati lojtarët më të shtrenjtë në treg. Besimi është rritur për arritjen e një objektivi. Deshamps ka gati 12 vite në pankinë dhe ai më mirë se kushdo tjetër, di të dërgojë skuadrën drejt një objektivi real. Franca pretendon të jetë finaliste.” – tha ai

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"