Nga shkolla në Europian, Jamal vendos rekord historik dhe bashkë me Modriç shton edhe të dytin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2024 | 18:40

Nga shkolla në Europian, Jamal vendos rekord historik dhe bashkë me Modriç shton edhe të dytin

Lamin Jamal ka hyrë sot në historinë e Kampionateve Europiane, duke u bërë futbollisti më i ri që luante një ndeshje në fazën finale të këtij aktiviteti. Ylli i ri i Barcelonës, ka qenë titullar sot në sfidën e Spanjës kundër Kroacisë, duke vendosur rekordin e ri të turneut.

sadadssdaadsadsadsdsaadsasd

Në moshën 16 vjeç e 338 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga polaku Kacper Kozlovski, i cili kishte luajtur në moshën 17 vjeç e 246 ditë.

Përveç kësaj, kombinimi me Luka Modriç në anën tjetër të fushës, bëri që ai të vendoste një tjetër rekord. Diferenca e moshës së spanjollit me kroatin 38 vjeçar, është më e thella mes dy lojtarëve kundërshtarë në fushë në një Europian. Ata kanë 21 vite e 307 ditë diferencë moshe me njëri-tjetrin, duke thyer rekordin që mbahej nga hungarezi Kirali dhe portugezi Renato Sançez në vitin 2016.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"