Nga shtëpitë tek makinat dhe moda, njihuni me gjeniun Guardiola që adhuron luksin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 10:56

Nga shtëpitë tek makinat dhe moda, njihuni me gjeniun Guardiola që adhuron luksin

Ai është menaxheri i futbollit që ka thyer rekorde të shumta në fushë dhe ka një tjetër në horizontin e tij. Me fillimin e gjysmës së dytë të sezonit të Premier Ligës, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, do tentojë titullin e katërt radhazi, gjë që do të çimentojë më tej statusin e tij si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Manchester City: Pep Guardiola insisted on luxury living in the city centre  before becoming manager | Daily Mail Online

Para se të bëhej trajner, 53-vjeçari luajti për Barcelonën, ku ishte pjesë e “Skuadrës së Ëndrrave” të Johan Krujfit dhe kombëtares spanjolle. Por është roli i tij si trajner ku Pep ka shkëlqyer edhe më shumë, duke shënuar arritje si ajo e të qenurit trajneri i vetëm që ka fituar dy herë tripletën. Kjo e ndihmoi Pepin të grumbullonte një pasuri mbresëlënëse. Thuhet se ai ka një pasuri me vlerë prej 100 milionë paundësh ndërsa rroga e tij është 19.7 milionë paund në vit në “Etihad”. Në dokumentarin e ri të “BBC” shfaqet një njeri që është gjithnjë në ndjekje të përsosmërisë, ndërsa pas një trajneri të suksesshëm fshihet edhe gruaja e tij Kristina dhe tre fëmijët e tyre.

FLOTA E MAKINAVE Pavarësisht se ka drejtuar një sërë mjetesh luksi, Pep është i njohur për faktin se nuk është shoferi më i mirë në botë. Vitin e kaluar, ai ka aksidentuar makina me vlerë 460.000 paund në total që kur iu bashkua Sitit në shkurt 2016. Ato përfshinin një Bentley 200.000 £, GTX700, një Range Rover 150.000 paund, një Mercedes GLE të zi 80.000 £ dhe një Mini Cooper 30.000 £. Një burim tha: “Pep është i shkëlqyer në shumë gjëra, por drejtimi i tyre nuk duket të jetë një prej tyre, ai ka vuajtur me rrugët në Mançester dhe ka pasur disa përplasje”. Ngathtësia e menaxherit kur bëhet fjalë për makinat u përshkrua më tej nga autorët Lu Martin dhe Pol Ballus, në librin e vitit 2019: “Ai ka një reputacion nga ditët e tij në Barcelonë si një shofer i pafat dhe kjo është makina e tij e katërt që ai ka në pronësi që nga ardhja në Mançester”, shkruajnë ata. “Pasqyrat e tij të krahut nuk mbijetojnë për shumë kohë dhe ai gjithashtu ka arritur të mbushë një Range Rover nafte me benzinë dhe të gërvishtë një Bentley”.

Pep Guardiola's Luxurious Cars Throughout His Man City Career | Soccer  Laduma

PUSHIMET Pasi fitoi tripletën, Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA në 2023, Pep festoi me një udhëtim në Egjipt me Kristinën dhe fëmijët e tyre, Maria 23 vjeç; Marius 21 vjeç; dhe Valentina 16 vjeç. Ata kaluan dy ditë në Kajro dhe gjashtë ditë duke eksploruar Asvan dhe Luksor, ku vizituan Sfinksin dhe Piramidën e Madhe të Gizës. Gjatë udhëtimit, Pep u mbulua me dhurata, duke përfshirë një kopje të maskës së mbretit Tutankhamun dhe u ftua për drekë në një hotel me pamje nga piramidat. “Ne e mirëpritëm atë me lule, suvenire dhe materiale promovuese rreth vendeve të ndryshme turistike dhe arkeologjike egjiptiane”, tha për “Arab News” Nisren Othmanli, nga bordi i turizmit të Egjiptit. Në vitin 2022, Pep festoi titullin e tij të katërt në Premier Ligë me një pushim luksoz në Barbados, bashkë me Kristinën. Ai u pa duke shijuar detin në një plazh me rërë të bardhë. Po atë vit, ai u pa në një udhëtim romantik me varkë, duke darkuar në restorante luksi dhe duke vizituar dyqane të shtrenjta në Venecia, Itali.

PRONA PREJ 11 MILIONË PAUNDËSH Në vitin 2017, Pep u pa të blinte një nga pronat më të shtrenjta të shitura atë vit në Mançesterin e Madh. Ai shpenzoi 2.7 milionë paund në një apartament luksoz në “City Suites”, i cili ishte në lagjen më të preferuar në Salford, pranë një serie dyqanesh luksi të stilistëve, restoranteve të nivelit të lartë dhe bareve. Si pjesë e marrëveshjes, Pep kishte akses në një pishinë të brendshme SPA 18 metra, një ambient të shkëlqyer SPA dhe sauna, si dhe një palestër 24-orëshe. Përfitimet e tjera përfshinin dy vende parkimi privat, një ekip portierësh 24-orësh, shërbime të pastrimit kimik dhe akses në një sallë pritjeje private. Apartamenti i Pepit është në një seksion privat të hotelit, i cili besohet se zë dy nga 16 katet. Vizitorët gjithashtu mund të marrin me qira dhoma për një natë ose të zgjedhin edhe qëndrime më të gjata. Pep bleu gjithashtu një rezidencë 8.000 metra katrorë në Pedarlbes, e cila është zona më e shtrenjtë në Barcelonë, për 8.55 milionë paundë në vitin 2021. Gjatë një pushimi pune njëvjeçar në vitin 2012, Pep jetoi në një apartament luksoz në Nju Jork që kushtonte 19.500 £ në muaj dhe kishte pamje nga “Central Park”. Ndërtesa, e vendosur në “Upper West Side”, dikur ishte shtëpia e të famshmëve të tjerë, duke përfshirë aktorin e “X-Files” Dejvid Dukovni dhe Barbara Streisand.

GARDEROBË MODELI Pep është bërë i njohur për stilin e tij në “Etihad”, shpesh i veshur me golf dhe ka promovuar marka të veçanta, në vend që të shkonte gjithmonë pas kostumeve klasike. Ndër veshjet e tij është xhaketa e tij e famshme gri, e cila është prodhuar nga stilisti italian Herno dhe thuhet se kushton 1.200 £. Pep gjithashtu është parë të veshë markën “MDCR”. Në fillim të këtij muaji, ai zbuloi se zgjedhjet e tij të garderobës janë bërë nga gruaja e tij Kristina, të cilën ai e takoi në një butik të familjes së saj në Barcelonë.

KOLEKSIONI I ORËVE Dashuria e tij për modën nuk ndalet me kaq. Pep njihet gjithashtu se ka një koleksion mbresëlënës të orëve. Midis tyre është një Richard Mille (RM) RM 27-01 Tourbillon Rafael Nadal, me të cilin u fotografua në një fushë golfi, që kushton rreth 590.000 £ për shkak se ka vetëm dhjetë në botë. Orë të tjera ultra të shtrenjta që shihen në kyçin e dorës përfshijnë një RM 022 Tourbillon Aerodyne prej 455.000 £, një RM 010 “Manchester City” 75.000 £ dhe RM 004 All Grey, e cila kushton më shumë se 150.000 £. Vitin e kaluar Pep u pa me një orë RM 67-02, që zakonisht kushton 228.000 £, por ora e tij ishte një seri e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cili nuk është në shitje. Ai është parë gjithashtu me një 55.000 £ Patek Philippe Annual Calendar Chronograph 5905P dhe një 12.500 £ Rolex Cellini.

Pep Guardiola's Watch Collection - Oracle Time

KOLEKSIONI I VERËS Larg fushës, duket se shefi i Sitit është një tifoz i fshehtë i verës. Në vitin 2021, u raportua se Pep shpenzoi 200.000 £ në shishet e cilësisë premium të një vreshti spanjoll dhe thuhet se pi një ose dy gota pas ndeshjeve të futbollit. Miqtë thanë për “Daily Star” se ai shpenzoi deri në 500.000 £ për verërat, duke përfshirë marka të çmuara si Priorat dhe Dibera del Duero. Një burim tha: “Interesi i tij kryesor është ai i një koleksionisti të verërave të shkëlqyera, dhe ai e sheh vlerën e tyre si investim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"