Postuar: Shtator 15, 2023 | 11:30
Nga Spanja e bëjnë të sigurt, Kimish merr vendimin se ku do të luajë në të ardhmen
Joshua Kimish u diskutua gjatë në merkaton e verës si opsion për t’u larguar nga Bajerni, aq sa detyroi edhe vetë protagonistin t’u jepte fjalën tifozëve bavarezë se nuk do të lëvizë nga Mynih, të paktën deri në fund të sezonit aktual. Kontrata me kampionët i skadon në verën e vitit 2025 dhe Barcelona u pa si kërcënimi më serioz.
Prestigjiozja spanjolle “SPORT” e ka bërë fakt të kryer ditën e djeshme se Joshua nuk ka asnjë shans për të kaluar te katalanasit, kjo për dy arsye.
Së pari, koincidon me përmirësimin e marrëdhënieve mes Tuhelit dhe Joshuas dhe e dyta përkon me afrimin e Herri Kejnit, i cili ka shërbyer si provë se Bajerni i ka të gjitha “kartat” për të fituar gjithçka.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"