Nga Spanja “zbërthejnë” Gjermaninë e brishtë, ja ku çalojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 22:03

Nga Spanja “zbërthejnë” Gjermaninë e brishtë, ja ku çalojnë

Kundër Hungarisë (2-0) fituan me pragmatizëm dhe ndaj Zvicrës (1-1) arritën të gjenin rrugën e rrjetës falë qendërsulmuesit Niklas Fylkrug, i cili shënoi në minutën e 92-të dhe kaluan në raundin e dytë si kryesues i Grupit A.

gjermaniaa festa

“Pancerat” janë një “çarçaf me ande”, sipas prestigjiozes “Marca”, të cilët e kanë ‘zbërthyer” Gjermaninë në vija të holla. Ata dominojnë topin, por e kanë të vështirë të bëjnë një marsh më shumë dhe kur e bëjnë, nuk përfundon duke i mbyllur ndeshjet.

“Ne dominuam që në fillim. Kritika që mund të bëjmë është se nuk e kemi vrarë ndeshjen më parë. Humbëm shumë raste”, u ankua Rydiger pasi mposhti Danimarkën (2-0) në raundin e 16-të. Në mbrojtje i pranon rastet me lehtësi. Presioni nga ata më lart nuk është mbytës dhe sapo të kapërcehet linja e parë, skuadra ndahet. Është e vështirë për të që të tërhiqet. Në përgjithësi Gjermania ka shumë debate të hapura.

PORTA – Nojer në moshën 38- vjeçare po vendoset si një nga portierët e Euros. Ai tregoi ndërhyje të shkëlqyer kundër Hungarisë në një goditje dënimi të drejtpërdrejtë nga Souboszhlai, teksa shmangu edhe golin e dytën nga Zvicra me një pritje fenomenale kundër Xhakës dhe 0-1 të momentit për Danimarkën duke shpëtuar një për një ndaj Hojlund.

MBROJTJA – Krahu i djathtë i mbrojtjes i përket Kimmish, ndërsa Rydiger nuk preket nga paravija. Lojtari i Bajernit e ka shtypur pedalen e “gazit” në fund dhe jep shumë zgjidhje brenda dhe jashtë krosisë së djathtë që mbulon. Lojtari i Realit është një “mur” i pakalueshëm për rivalët. Jo më kot kundër Danimarkës u zgjodh “Lojtari i ndeshjes”.

Në anën e majtë, megjithatë, mund të ketë ndryshime. Shloterbek, i cili iu bashkua skuadrës për shkak të pezullimit të Tah, i bindur, veçanërisht me topin, dhe mund të mbetet. Ai ishte asistimi për të bërë Musiala 2-0. Raum, më i vrullshëm, gjithashtu duket se ka fitu ar balotazhin me Mitelshtad. Ai asistoi Fylkrug kundër Zvicrës dhe fitoi një penallti kundër Danimarkës.

MESFUSHA – Andrich vepron si “urë” lidhëse mes prapavijës dhe fazës goditëse. Mesfushori i Leverkusen megjithatë nuk është bindur. Në fakt, Emre Xhan ka ardhur duke marrë më shumë përgjegjësi mbi supe nga stoli. Kros, i cili e nis ndeshjen thuajse si qendërmbrojtës i majtë, është përgjegjës për përshpejtimin, ngadalësimin…

Gjithçka ndodh përmes tij. Është ai që prek më shumë topa, ai që bën më shumë pasime. .. dhe ai që filtron më shumë në të tretën e fundit të fushës. Gyndoan vepron si shpërndarës dhe sulmues i dytë në të njëjtën kohë. Ai depërton mes linjave. Musiala nuk preket, ndërsa ha debat opsioni mes Virc dhe Sanes. Tifozët e Gjermanisë parapëlqejnë Fylkrug në majë të sulmit, por Nagelsman ka mbetur “partizan” i Kai Haverc. Kjo është Gjermania me defektet dhe avantazhet që pret Spanja ditën e premte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"