Nga suksesi i U-19 në Pukë, flet mbrojtësi i Apolonisë: Na u hap “oreksi”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 13:03

Nga suksesi i U-19 në Pukë, flet mbrojtësi i Apolonisë: Na u hap “oreksi”…

Apolonisë i është hapur “oreksi”. Pasi mundën Lushnjën në transfertë dhe shijuan suksesin e të rinjve në “UEFA Youth League”, kërkohet vazhdimësi. Këto fitore nuk ndahen nga njëra-tjetra, pasi 5 titullarë luajtën dhe kontribuuan. E kanë të qartë se në Pukë nuk do ta kenë ta lehtë, por bardhejeshilët nuk janë të dorëzuar. Këtë e thotë edhe Arlind Kurti për “Panorama Sport”, mbrojtësi që dha kontributin e tij me U-19 kundër Astanës.

arlind kurti

“Minutazhi i marrë si me ekipin e parë dhe me U-19 është si pasojë e një pune intensive dhe sistematike, pra nuk ka ardhur menjëherë dhe rastësisht. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe psikologjikisht shumë i qetë, sidomos pas ecurisë pozitive të deritanishme në kampionat dhe ‘Uefa Youth League’.

Sigurisht që arritja e këtij suksesi në arenën ndërkombëtare na gëzon të gjithëve. E dëshironim kualifikimin, luftuam me mish e shpirt prandaj në fund arritëm të kalonim ne në raundin e dytë kualifikues.

Për këtë arritje madhore dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës që kontribuuan dhe në veçanti trajnerin tonë të palodhur Bledar Borova.

Tani e kemi harruar atë që shkoi, ndonëse na ka frymëzuar dhe shtuar ‘oreksin’. Kemi një transfertë të vështirë përballë Tërbunit, nga e cila synojmë rezultatin pozitiv.

Nuk ka aspak rëndësi shënoj apo jo unë, pasi në fund ka rëndësi vetëm që skuadra të marrë pikët që i duhen. E kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshje prandaj do të hyjmë si të barabartë dhe me kokën lart në fushën e lojës”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"