Nga Tirana në Spanjë, Berisha debuton me dy gola te Leganes
Elvi Berisha pritet që të jetë futbollisti i radhës që do t’i largohet Tiranës. Si për koincidencë, drejt Leganesit në Spanjë. Dje, gjatë një testi që ka zhvilluar skuadra e dytë e këtij klubi, mesfushori shqiptar ka shkëlqyer. Në fitoren 4-2 përballë Guadalaharës, ai ka arritur të realizojë dy herë. Dopietë që i ka dhënë skuadrës B të Leganesit triumfin në miqësore. Një ndeshje që duket se ka bindur përfundimisht drejtuesit e skuadrës spanjolle për të nënshkruar me shqiptarin.
Mesfushori, i cili luajti me Tiranën edhe në ndeshjet kualifikuese të Europa Ligës, është pranë prezantimit të tij me skuadrën spanjolle. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një kontratë 2+2. Bardheblutë pritet që të përfitojnë 90 mijë euro për transferimin e tij në Spanjë si skuadra që e ka formuar këtë talent për tri vite. Gjatë ditëve në vijim, mund të vijë edhe firma në kontratë dhe prezantimi i tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"