Nga Vila te Kaçorri, Dinamo i ka sytë nga sulmuesit për ndeshjen me Erzenin
Me zhbllokimin e Lorenco Vilës, i cili shënoi për Dinamon në ndeshjen ndaj Skënderbeut, të katërt lojtarët e sulmit blu e kanë gjetur tashmë rrugën e rrjetës.
Me formën që ata po kalojnë, në kampin dinamovit shpresojnë shumë se do ta çojnë skuadrën te fitorja ndaj Erzenit. Kaçorri ka shënuar 4 gola deri më tani, Denison 3 gola, Zabërgja 2 gola dhe Vila 1 gol.
Tashmë kjo katërshe, edhe pse Vila e Zabërgja luajnë pak më të tërhequr në krahët e ofensivës, e ka rritur nivelin e lojës dhe rrjedhimisht rrezikshmërinë para portës kundërshtare. Ndaj Erzenit pritet që kjo katërshe ta thotë fjalën e saj me gola për një fitore, që do të ishte vërtet e çmuar në situatën ku ndodhet kampionati.
Rikthimi nga dëmtimi i mesfushorit Fatjon Andoni, por edhe i senegalezit Gudiabi, e bëjnë edhe më të fortë Dinamon kundër Erzenit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"