Ngec sërish Kukësi, gafa e Koçit i dhuron një pikë Teutës
Është mbyllur në barazim 2-2 takimi mes Kukësit dhe Teutës i luajtur në ‘Zeqir Ymeri” dhe i vlefshëm për javën e 31-të të Superiores. Vendasit kanë humbur në mënyerë dramatike mundësinë për të pasur 3 pikë më shumë në klasifikim dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt.
Një gafë e Ervis Koçit në fundin e takimit i ka dhuruar golin e barazimit Teutës që sot merr një pikë me vlerë duke mbajtur Kukësin poshtë vetes në klasifikim.
Djemtë e Maganit kaluan të parët në avantazh me Shkallën në minutën e katërt, por Kukësi përmbysi gjithçka me Eminin dhe Flores duke e kthyer rezultatin në favor të tij. Kur gjithçka po i drejtohej fundit, Teuta gjen golin e barazimit e ndihmuar nga gardiani i kuksianëve i cili sot ka qenë në një ditë të errët.
Me barazimin e sotëm, skuadrat ndajnë nga një pikë dhe mbajnë vendet që kishin në klasifikim. Teuta rënditet e katërta me 34 pikë e ndjekur nga Kukësi me 32 pikë.
Kukësi – Teuta 2-2
Golat: Emini 10′ Flores 74’/ Shkalla 04′, Koci out 86
Kukësi: Koci, Memini, Shameti, Malota, Mici, Biringueta, Musolli, Karioka, Flores, Emini, Morina Trajner: Klodian Duro
Teuta: Moçka, Lukiç, R. Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Çyrbja, Magani, Bernardo Trajner: Gugash Magani