Ngjarjet e përgjakshme në veri, Policia e Kosovës nuk lejon shpalosjen e banerit nga tifozeria “Torcida”
Ndryshe nga shfaqja e shëmtuar në Serbi, ku tifozët e Crvena Zvezdës, shpalosën një koreografi speciale, duke nderuar terroristin serb që u vra në Kosovë. Tifogrupi i Klubit të Basketbollit të Trepçës të njohur me emrin “Torcida” nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës që të shpalosin banerin për zhvillimet e fundit që ndodhën në veri të vendit.
Teksa u zhvilluar derbi i basketbollit kosovar mes KB Trepçës dhe KB Prishtinës, për këtë ndeshje tifozeria vendase kishte përgatitur një baner i cili ishte menduar të shfaqej para se të fillonte ndeshja.
“Sa herë Kosovës t’i afroheni, varre vetes do t’i shtoni”, ishte mesazhi që shihej në banerin e përgatitur nga tifozët mitrovicas.
Tifogrupi “Torcida” kanë shpjeguar se si Policia e Kosova nuk i ka lejuar ta shpalosin banerin me një komunikatë në faqen e tyre në ‘Facebook’.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"