Nis epoka “Bicaj” te Burreli, koha e nënshkrimeve me lojtarët e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 15:38

Nis epoka “Bicaj” te Burreli, koha e nënshkrimeve me lojtarët e rinj

Pasditen e sotme, në orën 17:30, në stadiumin “Liri Ballabani” Burreli nën drejtimin e trajnerit të ri Ditmar Bicaj nis punën për edicionin e ri.

ditmar bicaj dhe kryebashkiaku Malaj te Burreli

Fillimi i punës i gjen matjanët me ndryshime, pasi gjatë pushimeve janë larguar disa nga titullarët e vitit të shkuar, të cilët kanë nisur që të zëvendësohen me prurje të reja. “Me fillimin e punës futbollistët e afruar së fundmi, si dhe ata që u ka mbaruar kontrata por që do të vazhdojnë do të firmosin kontratat e raja. Dera është e hapur për çdo lojtar që e ndjen peshën e fanellës së skuadrës sonë.

Merkato është përqendruar te futbollistë vendas”, u shpreh mes të tjerash për sekretari i klubit matjan, Marjan Lleshaj, për “Panorama Sport”. Drejtuesit kanë bindur për të qenë pjesë të Burrelit shkodranin, Klejdi Paloka, produkt i akademisë së Vllaznisë, i cili vjet luajti në Gjermani.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"