Nis epoka “Egbo” te Bylisi, nigeriani kthehet pas një dekade

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 15:30

Nis epoka “Egbo” te Bylisi, nigeriani kthehet pas një dekade

Bylisi zbret sot në fushën e stërvitjes ku ballshiotët do të kryejnë përgatitjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Emanuel Egbo. Ish-portieri nigerian do të prezantohet nga drejtuesit e klubit e më pas Egbo do të nisë menjëherë nga puna me skuadrën mallakastriote, ku rikthehet ta drejtojë pas afro një dekade.

egbo

Në seancën e orës 18:00, pritet që të marrin pjesë të gjithë lojtarët e stërvitur javën e shkuar. Mësohet se pjesë e stafit do të jetë edhe Arbër Sino, ndërsa me moshat do të vijojë që të punojë Arben Ahmetaj, që sezonin e shkuar fitoi dy trofe më U-19 dhe skuadrën U-21. Me Bylisin është bashkuar edhe sulmuesi brazilian, Stanlei Kirsten, që u rikthye pas dëmtimit. Braziliani luan si “pykë” dhe si një element cilësor pritet të jetë një alternativë për skuadrën e parë.

Trajneri Egbo, së bashku edhe me stafin e tij, do të shtojnë ngarkesën stërvitore në ekip. Në fundjavë është planifikuar një ndeshje kontrolli, ku trajneri do të shikojë edhe më mirë gjendjen e lojtarëve dhe skuadrës së tij. Mallakastriotët janë hedhur në merkato dhe synojnë që të afrojnë sa më shpejt një mbrojtës qendre dhe një sulmues. Në plane kanë edhe mbrojtës të djathtë dhe mesfushorë qendre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"