Nis puna në stadium, Luftëtari luan një muaj jashtë Gjirokastrës
Më në fund stadiumi “Gjirokastra”, aty ku luan Luftëtari, ka nisur rikonstruksionin e pjesshëm, duke filluar nga dhomat e zhveshjes, vendosjen e stolave në katër tribuna, si dhe zëvendësimin e tapetit aktual. Puna ka startuar dje me fushën, teksa punëtorët e firmës që kanë marrë përsipër këtë proces janë parë të zbresin në terren.
Për “Panorama Sport”, inxhinieri, i cili është në krye të punimeve, Qani Lipe, ka sqaruar hapat që do të ndërmerren për vendosjen e tapetit të ri. “Kemi nisur nga puna fillimisht me fushën. Në bashkëpunim të ndërsjelltë me dy firmat operuese, fusha ku Luftëtari do të luajë kërkon ndërhyrje me dy faza. E para ka të bëjë me zhvendosjen e tapetit të vjetër, i cili bashkë me krijimin e mjedisit të nevojshëm për vendosjen e tapetit të ri, kërkon 15 deri 20 ditë kohë.
Falë makinerive dhe teknologjisë moderne, tapeti aktual do t’i nënshtrohet heqjes së tij nga lartësia 2 deri në 2.5 cm, për të vijuar me rinivelimin dhe shtrimit e shtresave inerte, me qëllim mosmbajtjen e ujit dhe çedimin e fush- ës. Infiltrimi dhe dhënia e pjerrë- sisë së duhur janë dy nga kushtet teknike që duhen zbatuar me fanatizëm për të krijuar terrenin sportiv që kërkohet nga FSHF. Minimalisht nga momenti i shtrimit të tapetit të ri do të duhen edhe 25-30 ditë afat për t’u pjekur teknikisht bari.
Vaditjet sistematike, si dhe nivelimi i duhur duhet të jenë prioritet për t’u pasur parasysh”, ka sqaruar inxhinieri që drejton punimet në stadium. Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, Luftëtari do të humbasë minimalisht tri ndeshje në shtë- pi. Me shumë mundësi, skuadra do të luajë në fushën e vet gjatë këtij sezoni në muajin tetor. Ndeshjet si pritës në fusha të tjera pritet të zhvillohen në Ballsh ose Fier.
Tomor Shehu
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"