Një balotazh në mbrojtje, por rreshtimi nuk ndryshon. Ja formacioni i mundshëm i Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 9:25

Një balotazh në mbrojtje, por rreshtimi nuk ndryshon. Ja formacioni i mundshëm i Egnatias

Egnatia luan sot një ndeshje tejet të rëndësishme sa i takon ecurisë në kompeticionet europiane.

egnatia

Kampionët e Shqipërisë duan të marrin rezultat pozitiv në transfertë për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë pas një jave. Skuadra e Tetovës ka humbur jo pak në cilësi me largimin e Ibrahimoglu, Sherrit dhe Spahiut, megjithatë trajneri durrsak do të bëjë maksimumin me ata që ka në dispozicion.

Rreshtimi pritet të jetë po ai, 3-5-2. Në portë do të debutojë Ilir Dobjani, pas largimit të Alen Sherrit. Në mbrojtje do të luajnë Dylis, Malota dhe njëri mes Xhemajlit dhe Alijevit. Ka një balotazh mes këtyre dy të fundit për një fanellë titullari në Islandë.

Në mesfushë Aleksi do të ketë afër Ahmetajn dhe Lushkjen në qendër, kurse nga krahët do të vendosen Ndreca dhe Fangaj. Në sulm pritet të luajnë Kasa dhe Xhoel, dy lojtarë që gëzojnë një formë të mirë. Më të pakta do të jenë alternativat në stol këtë herë për trajnerin Edlir Tetova.

Arbin Zejnullai është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë kundër Borac në Bosnjë, kurse sulmuesi Bakajoko është i dëmtuar.YUPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"