VIDEO/ Turqia plotëson çerekfinalet! Një mbrojtës bën bomberin dhe eliminon Austrinë e Rangnik në duelin dramatik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 22:52

VIDEO/ Turqia plotëson çerekfinalet! Një mbrojtës bën bomberin dhe eliminon Austrinë e Rangnik në duelin dramatik

Dy gola të qendërmbrojtësit Merih Demiral, i kanë siguruar sot Turqisë biletën për në çerekfinalet e Euro 2024. Skuadra turke mundi me shifrat 2-1 Austrinë, duke prenotuar një duel të ethshëm në çerekfinale përballë Holandës.  

demiral

Skuadra turke gjeti golin që në minutën e parë të ndeshjes së sotme falë një goditje këndi ku qendërmbrojtësi u shfaq si një gjahtar zone me devijimin e tij. Austria u mundua të kthente ndeshjen në shina, duke krijuar lojë e raste, por goli do të vinte përsëri nga turqit, po me Demiral, këtë herë me një goditje me kokë.

Grigoritsh shkurtoi diferencën më pas për ekipin austriak, duke bërë që minutat e mbetura të ishin të ethshme dhe më raste deri në sekondat e fundit. Por rezultati nuk ndryshoi më dhe Turqia siguroi biletën për në fazën tjetër të turneut.

AUSTRI-TURQI 1-2
66′ Gregoritsh / 1’, 59′ Demiral

WhatsApp Image 2024-07-02 at 10.59.24 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Turqisë.

90’+4’ Gynok shpëton Turqinë me pritjen e tij ndaj gjuajtjes së Baumgartner me kokë. (VIDEO)

90’+3’ Jillmaz i vetëm para portës gjen përgjigjen e portierit austriak.

90’+1’ Një harkim në zonë nga e majta e sulmit austriak largohet në fund nga Jokushlu, i cili spastron rrezikun. (VIDEO)

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Jillmaz gabon në një kundërsulm duke mos gjetur portën me gjuajtjen e tij në vend që të pasonte për shokët e skuadrës të pozicionuar më mirë në zonë. (VIDEO)

86’ Një tjetër goditje këndi sjell rrezik në portën turke, me Baumgartner i cili gjuan me kokë duke çuar sferën mbi traversë.

84’ Një harkim në zonë nga e djathta e sulmit austriak, gjen Baumgartner i cili nuk devijon siç duhet për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

80’ Një aksion i shpejtë në të djathtën e sulmit austriak sjell një pasim në qendër të zonës që largohet me vështirësi nga mbrojtja pasi Arnautoviç nuk ia del të gjuajë drejt portës.

78’ Jilldiz dhe Gyler dalin nga fusha për t’i bërë vend Jokushlu dhe Aktyrkoglu në radhët e Turqisë.

75’ Grilitsh provon nga distanca, sfera ndalet në duart e portierit të Turqisë. (VIDEO)

73’ Pas një goditje nga këndi të austriakëve është Gynok i cili del dhe grushton sferën në zonë.

72’ Jillmaz merr fundoren në të djathtën e sulmit, pasimi i tij në qendër nuk gjen askënd.

69’ Gregoritsh ka një tjetër mundësi teksa gjuan me kokë në zonë, por këtë herë duke çuar topin në duart e portierit turk.

66’ GOOOL AUSTRIA! Një goditje nga këndi sjelle dhe golin austriak, ku Gregoristsh bën devijimin e fundit duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

64’ Grilitsh dhe Vober hyjnë në fushë në vend të Lainhart dhe Lainer në radhët e Austrisë.

59’ GOOOL TURQIA! Pas një goditje nga këndi, Demiral me kokë shënon përsëri në portën austriake duke dyfishuar shifrat. (VIDEO)

58’ Jykshek i lë vendin në fushë Ozçan në radhët e Turqisë.

53’ Laimer ia del të hyjë në zonë dhe të gjuajë por duke rrëshqitur në momentin e fundit pa shenjestruar siç duhet portën. (VIDEO)

51’ Posh pason për Arnautoviç duke e nxjerrë të vetëm para Gynok, sulmuesi gabon dhe ndalet nga gardiani i Turqisë. (VIDEO)

50’ Harkim në zonë nga e djathta e sulmit, Gregoritsh me kokë gjuan pa gjetur portën.

46’ Pjesa e dytë nis me Pras dhe Gregoritsh në fushë në radhët e Austrisë në vend të Shmid dhe Muene.

45’+1’ Mbyllet me avantazhin turk pjesa e parë.

45’+1’ Një pasim i shpejtë nga e djathta e sulmit austriak sjell devijimin e Baumgartner para portës, por ai nuk gjen dot katërkëndorin. (VIDEO)

45’ Jillmaz nga e majta harkon në zonë, topi shkon në duart e portierit austriak.

42’ Edhe Jykshek përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

38’ Shmid ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Kadioglu.

33’ Sabitzer mundohet të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, Demiral bllokon goditjen e tij.

26’ Jillmaz bën një aksion spektakolar në krahun e djathtë, duke kaluar dy lojtarë, por harkimi i tij në anën tjetër për Jilldiz nuk arrin në destinacion.

25’ Goditje këndi për Turqinë, Demiral me kokë nuk arrin të kthejë topin drejt rrjetës duke e çuar mbi traversë.

19’ Bie disi ritmi i shpejtë i minutave të parë, por tashmë është Austria në kontroll të manovrës, duke kërkuar barazimin.

14’ Gyler nga e djathta krijon përsëri panik me një pasim në qendër, ku Danso largon me vështirësi.

12’ Sabitzer tenton me një goditje dënimi por nuk kalon dot murin mbrojtës.

11’ Kokçy ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një aksion të rrezikshëm të skuadrës austriake.

5’ Austria i afrohet barazimit me Shmid i cili fut një top në qendër, ndërsa Demiral shpëton portën e tij me një devijim para Baumgartner. (VIDEO)

3’ Baumgartner niset me shpejtësi drejt zonës turke dhe lëshon një gjuajtje të fortë që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

1’ GOOOL TURQIA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, portieri austriak shmang autogolin, por jo gjuajtën e Demiral i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

1’ Nis dueli.  

FORMACIONET ZYRTARE

AUSTRIA: Pentz, Posh, Danso, Laienhart, Muene, Seivald, Sabitzer, Laimer, Baumgartner, Shmid, Arnautoviç.
Trajner: Ralf Rangnik

TURQIA: Gynok, Muldur, Bardakçi, Demiral, Kadioglu, Jukshek, Ajhan, Jillmaz, Kokçy, Jilldiz, Gyler.
Trajner: Vinçenco Montela

saddsadsadasdasdasdsasda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"