Një formacion i tërë nga merkato, ja si mund të ishte Elbasani vetëm me afrimet e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 11:32

Një formacion i tërë nga merkato, ja si mund të ishte Elbasani vetëm me afrimet e verës

Elbasani ka hyrë këtë sezon me pretendime të mëdha. Të bëjë ndoshta atë që shumë pak skuadra ia kanë dalë deri tani. Të vijë nga Kategoria e Parë dhe të jetë pretendent për të siguruar një trofe në elitë.elbasaniSë paku, duke parë formulën e kampionatit, verdheblutë do të tentojnë që të jenë pjesë e “Final 4” dhe të vazhdojnë deri në fund rrugëtimin për t’u shpallur kampion. Nga ana tjetër, është edhe Kupa që i intrigon jo pak, që shihet edhe si mënyra më e shkurtër që të rikthejnë pas më shumë sesa dy dekadash një trofe madhor në Elbasan dhe të sigurojnë njëkohësisht edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Për këtë arsye morën një trajner me eksperiencë nga fqinjët e Italisë dhe kanë hyrë seriozisht në merkato, ku deri më tani kanë afruar një formacion të tërë. Përveç Abdiut që vjen nga moshat, por gjithsesi mund të konsiderohet si afrim i ri, verdheblutë kanë tani edhe atë që quhet formacioni i merkatos.

FORMACIONI I MERKATOS

Edhe pse bëhet fjalë për shumë lojtarë që kanë ardhur në merkaton e verës, kuptohet që jo të gjithë do të jenë titullarë. Nga 11-të prurje të reja, vetëm disa prej tyre do të ingranohen në fushë që në fillim, për të bërë ndërthurjen me pjesën tjetër të skuadrës që përballoi edicionin e kaluar. Megjithatë, ajo që bie në sy është se afrimet janë bërë në të gjitha repartet dhe “Panorama Sport” është përpjekur për të formuar “formacionin e merkatos”, duke përshtatur disi edhe rolet e lojtarëve në fushë.

Kështu, në portë është Agostino që sapo ka firmosur me Elbasanin, duke ardhur nga radhët e skuadrës së Triestinës në kampionatin italian. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga tre lojtarë, edhe për shkak të mungesave në këtë repart, me Lulajn dhe Hakajn nga krahët dhe Dros në qendër të saj. Moldavi këtë rol e ka bërë vazhdimisht në skuadrat ku ka luajtur më herët, ndonëse është një mesfushor difensiv. Sa i përket mesit të fushës, Musta dhe Lajthia zotërojnë krahët, ndërsa Qose me Halilin në qendër të saj.

Në një sulm me tre lojtarë, Abdiu me Ze Gomesh në krahët e këtij reparti, për të mbështetur Gjonin në majën e sulmit. Me pak fjalë, deri më tani Elbasani është kujdesur që të marrë një formacion të plotë në këtë merkato vere, me shpresën se ndërthurja e tyre me skuadrën e vjetër, do të sjellë më shumë rivalitet dhe cilësi në ekipin e drejtuar nga Roberto Bordin.GFDHHVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"