Një italian pranë firmës me Elbasanin, ish-trajneri i Sherif Tiraspolit gati të marrë drejtimin e verdhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 22:43

Një italian pranë firmës me Elbasanin, ish-trajneri i Sherif Tiraspolit gati të marrë drejtimin e verdhebluve

Elbasani është shumë pranë akordit me trajnerin që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ri. Italiani Roberto Bordin, me një të kaluar në klube si Sherif Tiraspol e Neftçi Baku, pritet të jetë emri i ri që do të drejtojë verdheblutë në sezonin ku kjo skuadër do të luajë në Superiore.

bordin

Drejtuesit e Elbasanit ishin në bisedime me trajnerë të huaj që pas largimit të Nevil Dedes, teksa kërkonin një emër cilësor me eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare për të drejtuar këtë projekt të ri. “Panorama Sport” mëson se së fundmi atyre u është propozuar emri i Bordin, i cili si eksperiencë të fundit në karrierë kishte drejtimin e klubit të Triestinës në Serinë C.

Mësohet se tekniku 59-vjeçar ka rënë parimisht dakord me klubin dhe pritet vetëm saktësimi i detajeve të fundit para se të hidhet firma në kontratën mes palëve që do ta bëjë atë trajnerin e Elbasanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"