Një lojtar për të shtuar forcat në mesfushë, Redon Raza i bashkohet Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 16:35

Një lojtar për të shtuar forcat në mesfushë, Redon Raza i bashkohet Pogradecit

Drejtuesit liqenorë kanë bindur mesfushorin Redon Raza për t’u bërë pjesë e skuadrës së Pogradecit në këtë edicion futbollistik. Këtë e pohon për “Panorama Sport” trajneri Samuel Nikaj.

razaNjë edicion më parë, 26-vjeçari Raza, ka qenë pjesë Vorës. Ndërsa më parë ka luajtur edhe për Korabin dhe Besës. Numri një i pankinës liqenore, pohon se mesfushori ka hedhur dhe firmën në kontratë. “Merkato e skuadrës sonë do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim. Afrimi i Razës në skuadër do të pasohet dhe me afrimin e të tjerë lojtarëve”, thotë Nikaj.

Ndërkohë, sot pasdite (të shtunën), në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, përballë vendësve do të rreshtohet Flamurtari i Vlorës, që prej disa ditësh ndodhet në këtë qytet për fazën përgatitore.

Miqësorja ndaj vlonjatëve do të jetë e treta për formacionin e Nikës. Në dy të parat, formacioni i Nikajt, humbi kundër Suharekës me rezultatin 3-1 dhe të dielën e kaluar fitoi ndaj Besës 1-0, me gol të Topllarit, i cili gjeti portën kavajase në fund të ndeshjes.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"