Një mungesë e sigurt tek Vllaznia, trajneri Brdariç bën ndryshime kundër Valurit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 9:20

Një mungesë e sigurt tek Vllaznia, trajneri Brdariç bën ndryshime kundër Valurit

Dëmtimi i Melos Bajramit pas një problemi muskulor e ka detyruar trajnerin Brdariç që të bëjë modifikime në fazën mbrojtëse për ndeshjen e sotme.VLLAZNIATrajneri e pranoi vetë në konferencë që Bajrami është i pamundur për sot, kështu që në vend të tij në të majtë të mbrojtjes parashikohet të luajë braziliani Yago. Brdariç ka edhe një lëvizje tjetër të detyruar në formacion, pasi në ndeshjen e parë Ardit Deliu u ndëshkua me karton të kuq.

Në vend të mesfushorit kavajas do të luaj Alivoda, një nga më të spikaturit për kuqeblutë në sezonin e fundit. Këto janë dy detyrimet e detyrueshme për stafin shkodran, ndërsa pjesa tjetër pritet të jenë titullarët që nisën edhe ndeshjen e parë në Reikjavik.

Ndryshimet e kryera janë kokë për kokë dhe sot pritet një Vllazni më ofensive në kërkim të kualifikimit kundër Valurit.

00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"