Një mungesë tek Vllaznia, trajneri Brdariç fikson rreshtimin anti-Valur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 10:01

Një mungesë tek Vllaznia, trajneri Brdariç fikson rreshtimin anti-Valur

Vllaznia është plotësisht gati për sfidën e parë të Ligës së Konferencës, ku sot në 21:00 do të përballen me Valurin në Islandë.vllazniaaPas fazës përgatitore të zhvilluar në Bosnjë, ku u luajtën edhe dy ndeshje miqësore, duket se trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç e ka skicuar formacionin me të cilin do të luajë sonte. Për këtë transfertë, mungesa e vetme e Vllaznisë do të jetë sulmuesi Ildi Gruda, i cili ka pësuar një dëmtim në gju.

Pjesa tjetër është e plotë. Portën do ta mbrojë i zakonshmi Kristi Qarri. Në qendër të mbrojtjes do të luajnë dyshja Stojanoviç-Juriç. Në të djathtë Gurishta dhe në të majtë Bajrami. Në mesfushë priten që të aktivizohen Deliu, Krymi dhe Qato.

Pas dyshes së sulmit që do të formohet nga Mala dhe kapiteni Bekim Balaj, parashikohet të luajë Kahrimanoviç si fantazist, me skemën 4-3-1-2. Me këtë formacion, duket se trajneri Brdariç i ka vënë pikat mbi “i” që tani për titullarët që do të zbresin në fushë kundër Valurit.reyPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"