“Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit”, Inzagi para derbit: Ju tregoj gjendjen e Lautaros
Interi do të jetë pritësi kësaj radhe në derbin kundër Milanit në “San Siro”, e vlefshme për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Në konferencën për mediat, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, u shpreh se akoma s’ka përfunduar asgjë dhe se skuadra do të bëjë çmos për të arritur finalen.
Çfarë e bëri diferencën në këtë kthesë?
U zhgënjyem nga shorti në gusht, sepse nuk kishim shumë fat, por në të njëjtën kohë i thashë stafit dhe lojtarëve se as Barcelona me Bajernin nuk ishin të lumtur. Nesër do të jetë një hap i rëndësishëm.
Çfarë kërkoni nga tifozët?
Nesër nuk kam asnjë dyshim, ata kanë qenë gjithnjë me ne në çdo moment, në ato të mira dhe në të këqija.
Trapatoni është shprehur se në ndeshje të tilla duhet të japësh 110%…
Është e vërtetë. E thashë dhe para Benfikës, që duhet një mendje e ftohtë dhe një zemër e ngrohtë. Është e vetmja mënyrë për të luajtur ndeshje të tilla.
Gjendja e Lautaros dhe Korreas?
Korrea kërkoi vetë për t’u ndërruar. Unë nuk do ta zëvendësoja atë pasi ai po më kënaqte me lojën e tij. le të shpresojmë që nuk është asgjë serioze. Gjendja duket e mirë, por ne do të shohim dhe stërvitjen e sotme. Sa i përket Lautaros, ai është në një gjendje të shkëlqyer.
A ndiheni më të qetë?
Ne e dimë që nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit. Ne e dimë që nesër do të kemi një avantazh të merituar, por ne nuk duhet vetëm ta menaxhojmë atë. Ne duhet të luajmë si Interi, duke e ditur që përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë.
A është kthyer Lukaku në të njëjtën formë si në dy vitet e para te Interi?
Ju e njihni atë dhe ju e dini se çfarë mund të bëjë ai. Është ajo që ne prisnim gjatë këtij viti, por fatkeqësisht diçka e papritur i ndodhi atij dhe Brozoviçit, që na hoqi ne dy nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Por çfarë po shihni është një Lukaku që është kthyer në formën e tij më të mirë. tre ndeshje brenda një jave. Nuk e di nëse ai mund t’i përballojë ato dhe as nuk e di nëse ai do të na japë të njëjtën performancë si në sfidat me Romën dhe Sasuolon.
Si do ta përballoni një bishë të plagosur si Milani?
Ne e dimë që kemi një avantazh, të cilin ndoshta nuk mund ta menaxhojmë. Duhet të luajmë si Interi, duke u përpjekur të hidhemi në fushë në formën më të mirë të mundshme.
Ndonjë mendim për arbitrin?
Unë rrallë flas për këtë gjë. në ndeshjen e parë ishte një episod që mund të kalonte në një mënyrë tjetër dhe këtu flas për faullin e Kruniç ndaj Bastonit. Do t’i jepte ndeshjes një tjetër kuptim. Nuk ndodhi kështu dhe nuk ka asnjë problem. Kam shumë shokë të cilët më thanë se do të ishte problem që një arbitër francez të gjykojë ndërkohë që Milani ka shumë francez në ekip, por për ne nuk do të jetë kështu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"