Një problem që duhet ta zgjidhë Flik, vazhdon beteja e përjetshme e Rafinjës te Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 20:40

Një problem që duhet ta zgjidhë Flik, vazhdon beteja e përjetshme e Rafinjës te Barça

Të hënën e kaluar u bënë dy vjet që kur Rafinja mbërriti te Barcelona. Me këtë rast ka postuar një fotografi të ditës së prezantimit të tij, duke shtuar një tekst të vogël:

rafinja

“Kanë kaluar dy vjet nga prezantimi i Rafinjës si lojtar i Barçës. Dy vite bashkë”. Braziliani pasoi me “… dhe po shkojmë për të tretin”. Një mënyrë e qartë për t’u dhënë fund spekulimeve dhe për ta bërë të qartë se ai s’ka në plan të largohet nga klubi pavarësisht se për të dytën verë radhazi emri i tij figuron në merkato për t’u transferuar në këmbim të një “llokmeje” të majme parash.

Nga sot, braziliani nuk dëshiron të largohet, megjithëse e di se do t’i duhet të luftojë përsëri për të fituar një vend në njëmbëdhjetësh nëse Niko Uilliams përfundon te katalanasit. Por nuk është vetëm Niko kërcenim për Rafinjën, pasi në lojë është dhe Ansu Fati, apo moduli i trajnerit të ri, Hansi Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"