Një prurje për repart, zbulohet lista e Milanit të Fonsekës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 14:40

Një prurje për repart, zbulohet lista e Milanit të Fonsekës

Merkato e Milanit mori pak kohë për të marrë vrull, por pas nënshkrimit të numrit të ri 9, Alvaro Morata, avioni i kuqezinjve është gati të ngrihet në qiell dhe të sjellë me vete përforcime të reja për skuadrën e Paulo Fonsekës.fonsekaNë krye të procesit, padyshim, është Zlatan Ibrahimoviç, i cili dëshiron të vendosë vulën e tij në këtë cikël të ri të kuqezinjve që filloi më 1 korrik. “Djalli” ende pret të paktën një goditje për departament, të paktën sipas asaj që shkruan “Tuttosport”.

MBROJTJA – Ideja fillestare e Milanit ishte të niste merkaton me një mbrojtës të djathtë, me Emerson Rojal si të preferuar, por kërkesat e Totenhemit dukeshin menjëherë jashtë mundësive kuqezi dhe kështu Fonseka do të përpiqet të gjallërojë Pier Kalulunë, si zëvendës të Kalabrias. Rrjedhimisht, drejtuesit synojnë të gjejnë menjëherë për një qendërmbrojtës të ri dhe në këtë kuptim Stsrahinja Pavloviç i Salcburgut, është emri më i cituar. “Djalli” ka një marrëveshje me lojtarin, gati për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, me vlerë 1.8 milionë në sezon. Klubi austriak duhet bindur me një ofertë të mirë, pasi e ka serbin me kontratë deri në vitin 2027 dhe nuk ka ndërmend ta shesë. Synimi është përfitimi i 25 milionë eurove, oferta e kuqezinjve arrin në 20 me bonuse të përfshira. Plani B mund të jetë Mario Hermoso, një ish-lojtar i Atletikos së Madridit që tani është i lirë, e të cilit Milani iu afrua pas operacionit të Moratas falë kontakteve me Bepe Boco, ndërmjetës për merkaton me ekipet iberike. Në moshën 29-vjeçare, mbrojtësi kërkon një kontratë trevjeçare me 3.5 milionë euro në vit plus bonuse.

MESFUSHA – Për mesfushën ka vetëm një fjalë kyçe: ekuilibër. Kjo është, ajo që mungoi për të gjithë sezonin e kaluar. Favoriti mbetet Jusuf Fofana, të cilin Milani e ndjek prej disa kohësh. Situatë e ngjashme me Pavloviçin edhe në këtë rast pasi klubi kuqezi ka një marrëveshje me lojtarin për 2.5 milionë për 5 sezone, teksa marrëveshja me Monakon mungon. Distanca është e gjerë (kërkesa prej 25, oferta 10) dhe në Principatë, ku nuk mund të rezistojnë shumë duke qenë se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2025, duan të arkëtojnë të paktën 20 milionë, siç bëri Nisa me Turamin. Alternativat vijnë nga Brazili: Andre Trindade (Fluminense) dhe Riçard Rios (Palmeiras). Më pas, një largim i mundshëm i njërit prej Benaser, Adli apo Pobega mund të hapë terrene edhe për një shtesë tjetër: në këtë sens, drejtuesit kuqezi po monitorojnë Adrien Rabio, të liruar zyrtarisht nga Juvja, dhe Lazar Samarxhiç për të cilin ka pasur edhe një takim me babain menaxher.

SULMI – Përveç Moratas, Ibra dëshiron t’i japë Fonsekës edhe një sulmues tjetër: një profil që mund t’i bashkohet spanjollit dhe Joviçit (për të cilin Fenerbahçe ka shfaqur interes). Siç konfirmohet edhe nga “Tuttosport”, objektivi kryesor në orët e fundit është bërë Niklas Fylkrug, qendërsulmuesi 31-vjeçar i Dortmundit dhe Gjermanisë. Ardhja e Girasit te Borusia, e shtyn sulmuesin larg nënkampionëve të Europës dhe Milani do ta preferonte atë në vend të Tami Abrahamit për tre arsye: kostoja e kartonit (15 milionë kundër 25), shëndeti (anglezi sapo është lënduar) dhe tipologjia e lojtarit që i ngacmon më shumë kuqezinjtë. Për më tepër, Fylkrug ka deklaruar se do ta pranonte me kënaqësi transferimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"