Një shitje dhe një huazim, Tirana lëviz portierët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 19:44

Një shitje dhe një huazim, Tirana lëviz portierët

Pas largimit të Ilion Likës nga Tirana është radha e dy portierëve të tjerë që ta mbyllin me bardheblutë.MixCollage-25-Jul-2024-09-43-AM-5701Bëhet fjalë për Leon Kozin dhe Mustafë Abdullahun, të cilët me shumë mundësi nuk do të jenë pjesë e Tiranës për sezonin e ri. Për dy portierët e talentuar ka rrugë të ndryshme, njëri në Superiore dhe tjetri jashtë Shqipërisë. Gjithsesi, deri në datën 31 gusht ka kohë, edhe pse ekipet që janë në Superiore duhet të plotësojnë grupin pa mbushur data 18 gusht, ditë kur nis edhe Superiorja.

KOZI – Leon Kozi është në qendër të merkatos së skuadrave të Superiore. Disa klube e kanë kërkuar shërbimet e lojtarit. Sezonin e shkuar, Elbasani bëri të pamundurën për ta pasur në ekip, ndërkohë që tani një lëvizje jashtë Shqipërisë ka trazuar merkaton e portierëve. Kështu, Sherri kaloi në Itali dhe Egnatia që është kampionia në fuqi e Shqipërisë kërkon të blejë për 100 mijë euro nga Laçi. Kurbinasit nga ana e tyre janë pa portier të parë. Në këto kushte kanë kërkuar nga Tirana, Kozin. Portieri me shumë mundësi do të shkojë borxh në Kurbin për të luajtur titullar siç bëri këtë sezon për një pjesë të mirë ndeshjeve. Në ditët në vazhdim do të shihet nëse do të kemi një transferim përfundimtar te Laçi.

ABDULLAHU – Mustafë Abdullahu në ditën e parë të stërvitjes nuk ishte në “Skënder Halili”. Me shumë mundësi edhe ai e ka mbyllur me bardheblutë. Lojtari do të shitet diku tjetër. Ditë më parë gazeta publikoi lajmin që Mustafë Abdullahu mund të largohet nga Tirana. Destinacioni i tij do të jetë Gjermania. Klubi bardheblu do të përfitojë rreth 250 mijë euro, ndërsa është zbuluar edhe ekipi. “Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për Borusian e Dortmundit. Sigurisht jo për ekipin e parë, por ekipin B. Tani Tirana ka dy portierë, Gentian Selmanin dhe sigurisht Romeo Harizajn që do të jetë numri dy i bardhebluve.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"