Një titullar i Laçit dëshiron të luaj jashtë, mesfushori është drejt largimit nga kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 13:36

Një titullar i Laçit dëshiron të luaj jashtë, mesfushori është drejt largimit nga kurbinasit

Mesfushori Altin Kryeziu, me shumë mundësi, nuk do të jetë pjesë e Laçit sezonin e ardhshëm.

LACI

Lojtari 22-vjeçar ka zhvilluar një kampionat mjaft të mirë me fanellën e kurbinasve, duke luajtur 33 ndeshje kampionatin e fundit, ku ka shënuar edhe një gol. Kryeziu ka qenë një nga titullarët më të rëndësishëm të Laçit, por tani duket se kosovari e sheh veten në një skuadër tjetër, ndoshta të një kampionati të huaj.

Paraqitja e mirë me Laçin duket se e ka ndihmuar atë për të pasur oferta joshëse. Më parë mesfushori i rritur në Itali ka luajtur në Belgjikë dhe në Slloveni, ku ka qenë pjesë edhe e Mariborit. Kurbinasit do të humbisnin në fakt një lojtar me vlera dhe për më tepër në një moshë të re.

Nga grupi i kampionatit të fundit mund të ketë edhe largime të tjera titullarësh, ndërsa braziliani Melo është i vetmi që ka rinovuar me klubin deri tani. Laçi qëndroi në Superiore, pasi fitoi ndeshjen shtesë me Flamurtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"