Postuar: Qershor 3, 2023 | 20:23
Një tjetër goditje “alla Simoni”/ Dinamo mendon për portën, “piketohet” talenti 17-vjeçar
Një nga emrat që Dinamo po shqyrton për portën është edhe ai i kosovarit Altin Gjokaj, pjesë e Drenicës dhe Kombëtares U-19 të Kosovës. Bëhet fjalë për një portier të ri, vetëm 17 vjeç, që më së shumti kërkohet për të ardhmen.
Ndoshta synohet të bëhet një tjetër goditje “alla Simoni”, që u aktivizua në moshë të re me blutë dhe më pas u shit tek Eintraht Frankfurti. Për postin e titullarit të portës drejtuesit kanë si objektiv kryesor Stivi Frashërin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"