Një tjetër klub i Seria A tenton të nënshkruajë më Rabio, francezi bie në radarët e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 16:27

Një tjetër klub i Seria A tenton të nënshkruajë më Rabio, francezi bie në radarët e…

Adrien Rabio që nga 30 qershor mund të quhet lojtar i lirë, pasi i ka mbaruar kontrata me ekipin e Juventusit, me francezin që nuk i ka kthyer akoma një përgjigje bardhezinjtë në rast të një rinovimi të saj.

rabio

Në fakt mesfushori është i zënë me kombëtaren e Francës, ku deri më tani kanë arritur të shkojnë deri në çerekfinalet e Kampionatit Europian dhe nuk e ka mendjen te kontrata me klubin e tij. Rabio po shikon mundësitë e mundshme dhe ka të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion që ta bëjë këtë gjë.

Në pistën e klubeve të interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit ka dalë edhe Roma. Klubi verdhekuq po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me francezin, por problem mbetet paga e tij e lartë që kap shifrën e 7 milion eurove në sezon. Kryeqytetasit akoma nuk i kanë bërë një ofertë zyrtare Rabios, por duket se e kanë rezervuar pasi ky i fundit të largohet nga grumbullimi me kombëtaren franceze.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"