Postuar: Maj 18, 2023 | 14:52
Një tjetër largim nga PSG-ja, ylli i francezëve kërkon të vazhdojë krah Leo Mesit
Largimi i Leo Mesit nga PSG-ja duket i sigurt nga lajmet e javëve të fundit, por ai nuk do të jetë i vetmi. Edhe Marko Verrati kërkon të largohet nga klubi francez dhe, sipas portalit “RMC Sport”, mesfushori italian dëshiron të vazhdojë të luajë përkrah argjentinasit, i cili mund të rikthehet me Barçën.
Që të dy futbollistët e Parisit janë vënë në shënjestër të ultrasve dhe si fajtorë për situatën e keqe, në të cilën ndodhet skuadra e Kristof Galtiesë.
Dhe kjo situatë nuk i ka pëlqyer Shoku Verratit, i cili po mendon të largohet, pavarësisht kontratës deri në 2026-ën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"