Një tjetër lojtar largohet nga Vora. Qardaku me sytë nga Superiorja, por mund të rinovojë sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2024 | 19:18

Një tjetër lojtar largohet nga Vora. Qardaku me sytë nga Superiorja, por mund të rinovojë sërish

Orian Xhemalaj ishte lojtari i parë që u largua nga Vora pas përfundimit të sezonit. Sot klubi ka bërë zyrtare edhe “divorcin” me Albi Xhebrahimin, ku përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” shkruhej:

xhebrahimi

“Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Albi Xhebrahimi. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Albin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.

Qardaku- Drejtuesit e Vorës kanë mbetur të zhgënjyer nga pritshmëritë e lojtarëve në sezonin e fundit, pasi një pjesë e mirë e tyre u afruan që skuadra të ngjitjes në Superiore. Në kanë nisur bisedimet për merkaton e verës, e cila pritet të jetë e gjithanshme, pasi pritet të nisë nga trajneri i ri. Në radhët e Vorës disa lojtarë janë ende nën kontratë, por klubi mund të prishë marrëveshjen me ndonjërin prej atyre që kanë oferta. Gjithashtu një drejtim tjetër i zhvillimit të merkatos ka të bëjë edhe me lojtarët që do të rinovojnë apo ata që do afrohen.

qardaku vora

Sa u përket lojtarëve që u kanë skaduar kontratat, drejtuesit e klubit u kanë dhënë të drejtën atyre që të nisin bisedimet sa i përket të ardhmes së tyre edhe me klube të tjera. Nuk përjashtohet edhe mundësia që ndonjërit prej tyre t’i afrohet edhe një kontratë e re me Vorën. Një lojtarë që i ka mbaruar kontrata me vorakët është edhe sulmuesi shkodran, Eridon Qardaku, i cili zhvilloi një sezon pozitiv me ekipin, ndonëse një operacion i kushtoi jo pak, por 6 ndeshje jashtë fushës së blertë. Qardaku zhvilloi 27 ndeshje me Vorën duke shënuar 9 gola. 23-vjeçari shkodran tashmë është një lojtar i lirë, pasi kontrata me Vorën i ka skaduar dhe mbetet në pritje të ofertave. Sulmuesi synon që karrierën ta vazhdojë në Superiore, por nuk e përjashton as mundësinë që nëse nuk gjen marrëveshjen duhur në elitë, të rinojë me Vorën.

“Me Vorën pata lidhur një kontratë për një  sezon, kështu që ajo mbaron në fund të muajt. Pavarësisht skadimit të kontratës, unë aktualisht nuk i kam mbyllur negociatat me klubin e Vorës. Jam në pritje të ofertave më të mira, sepse edhe në bisedën që kam patur me presidentin, ai shpreson që unë të gjej një ekip në Superiore, në mënyrë që të ecë përpara. Në rast se ofertat nuk i përgjigjen asaj që unë kërkoj, mund të kemi dhe një marrëveshje të re me Vorën. Kam patur interesim nga disa klube të elitës dhe shpresoj që në sezonin e ri të luaj në Superiore. Po e përsëris, nëse nuk do të përmbushen interesat e mia, unë përsëri do të hyj në kontakt me ekipin e Vorës, për të nënshkruar një kontratë të re”, u shpreh Eridon Qardaku për “Panorama Sport”. Më herët Qardaku ka luajtur me Bylisin në Superiore, por mbetet për të parë se cila do të jetë e ardhmja e shkodranit.

albi

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"