Postuar: Qershor 2, 2023 | 14:25
Një tjetër sulmues përfundon në radarët e Milanit, kuqezinjtë nisin nga puna për 22-vjeçarin argjentinas
Milani kërkon të përforcojë sulmin, me Olivie Zhiru që nuk jep më siguri dhe Divok Origi që pritet të largohet këtë verë.
Kështu, siç bën me dije “Tuttosport” një objektiv i ri është shtuar në radarët e kuqezinjve.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin argjentinas, Lukas Beltran. Sulmuesi ka dhënë paraqitje mjaftë të mira me River Plejtin dhe kjo gjë ka rënë në sy të Maldinit.
Që të arrihet te 22-vjeçari, Milani do të duhet të paguajë klauzolën prej 25 milionë eurosh, por kuqezinjtë shpresojnë që ta marrin për 15 milionë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"