“Një video emocionuese e lojtarëve më dha shtysë që të rinovoja”, rrëfimi i Orges Shehit: Ja pse e refuzova medaljen e Kupës
Trajneri Orges Shehi, vendosi t’i qëndronte besnik Tiranës, duke rinovuar pavarësisht fundit aspak pozitiv që rezervoi ky sezon. Në një lidhje drejtpërdrejtë me emisionin “Skaner” Shehi foli për arsyet e rinovimit, refuzimi e medaljes në Kupë, merkato dhe objektivat e klubit.
“Nuk doja të vendosja në qafë medaljen e vendit të dytë, sepse i dyti, është humbësi i parë. Thjesht nuk kam dashur medaljen e vendit të dytë, e kam bërë gjithmonë këtë. Kam mërzi, sepse i shkova afër dy trofeve dhe nuk mora asnjërin. M’u shfaq një video në monitor, ku të gjithë lojtarët kërkonin që unë të qëndroja. Ishte një video emocionuese, që më dha shtysë për marrjen e vendimit për rinovim.
Ndihem shumë i lumtur që në këto dy vite, kam arritur të kem këtë impakt të mirë te tifozët. I falënderoj dhe i them se do bëjmë të pamundurën që ata të jenë të kënaqur.
Aleksin e kam dashur shumë te Tirana. Dua që ai të jetë pjesë e skuadrës, siç e do edhe ai. Është në bisedime se bashku me Hilën, të cilët klubi do t’i mbajë. Na është dhënë garanci, që do jemi skuadër që lufton për objektiva madhorë, siç e ka statusin klubi. Shumica e lojtarëve janë me kontratë, por janë edhe disa që duhen zëvendësuar. Ato tetë lojtarë që kemi me kontratë, të marrim edhe të tjerë, me përforcimet që të jenë në nivel të mirë dhe të synojmë objektivat madhorë.
Tani mund të them se nga dallga nuk jemi mbytur. Kemi dalë në sipërfaqe. Do fillojmë të notojmë. Nga garancitë që kemi marrë, ai do tentojë të sjellë lojtarë cilësorë, që do kenë edhe kosto. Këtë garanci e kemi marrë”, deklaroi ndër të tjera Orges Shehi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"