Njëri me Interin dhe tjetri me Juventusin, Lilian Turam: Shpresoj që 2 djemtë të sillen mirë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 23:30

Njëri me Interin dhe tjetri me Juventusin, Lilian Turam: Shpresoj që 2 djemtë të sillen mirë…

I intervistuar nga gazetarët italianë në Paris, ku janë duke u mbajtur Lojërat Olimpike, Lilian Turam ka folur për dy djemtë e tij që sezonin e ardhshëm do të sfidohen me njëri-tjetrin në derbin e Italisë. Njëri do të mbajë fanellën e Interit dhe tjetri të Juventusit.

TURAM

“Nuk më pëlqen të flas shumë për djemtë e mi për të thënë të vërtetën. Mendoj se ata janë duke shkruar epokën e tyre në futboll dhe shpresoj që t’i bëjnë gjërat ashtu siç duhet. Mjafton me kaq. Nuk e di se çfarë mesazhesh kanë me njëritjetrin në rrjetet sociale.

Ndoshta do t’i kontrolloj pak më shumë gjatë kësaj kohe, por shpresoj që të mos shkruajnë gjëra të çuditshme”, ka thënë me batutë ish-mbrojtësi francez. Kujtojmë që Kefren Turam u transferua në këtë merkato te Juventusi i Tiago Motës dhe do të marrë minuta për të qenë protagonist. Ndërkohë që Markus Turam prej 1 sezoni është shndërruar në idhullin e tifozërisë së Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"