Njukasëlli këmbëngul për Gatin, do të hapte rrugën për Kalafiorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 21:35

Njukasëlli këmbëngul për Gatin, do të hapte rrugën për Kalafiorin

Te Juventus nuk po punohet vetëm në mesfushë për ardhjen e Khepren Turam, por priten lëvizje të mëdha edhe në mbrojtje. Fokusi i Tiago Motëas është qartësisht te Rikardo Kalafiori, protagonist i Italisë në Kampionatin Europian dhe i kapur mes dëshirës së Bolonjës për ta mbajtur dhe kërkesave nga jashtë.

Gati

Federiko Gati mund të mendojë për zhbllokimin e situatës, pasi zyrtarisht nuk është përfshirë në listën e largimeve, por është gati për një lamtumirë të mundshme në rast të ofertës së duhur. Një propozim që mund të vijë direkt nga Anglia me Njukasëllin që ka intensifikuar sondazhet ditët e fundit dhe që do ta shtynte Juventusin të vlerësonte një shitje të mundshme. Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, të paktën 25-30 milionë euro do të nevojiteshin për të bindur klubin e Xhanluka Ferreros të heqë dorë, një ide që mund të bëhet realitet në ditët në vijim përmes një oferte zyrtare.

Në këtë pikë do të mbërrinin para të tjera në arkën e Juventusit me Kristiano Xhuntolin, i cili mund të kthehej te Bolonja dhe të përpiqej të blinte Kalafiorin. Bolonja këmbëngul për një kërkesë prej rreth 40 milionë eurosh, duke pasur parasysh se gjysma e kësaj shifre do të shkojë për Bazelin. Për mbrojtësin janë të interesuar edhe Bajerni dhe Siti, të cilët thuhet se po marrin informacione për të dhe po i ofrojnë lojtarit dhe klubit shifra më tërheqëse. Në rast se marrëveshja e Kalafiorit dështon, atëherë Xhuntoli po punon për një alternativë, e cila mund të jetë Zhan-Kler Todibo, gjithashtu që po lë gjurmë te Nisa dhe me një kosto të ngjashme me atë të ish-lojtarit të Romës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"