Postuar: Maj 3, 2022 | 21:47
Nuk do të arbitrojë për dy vite, ja kush është gjyqtari i parë i përjashtuar nga FSHF për trukimin e një ndeshje
FSHF mori një vendim drastik për tre klube të Kategorisë së Dytë, duke i përjashtuar për 5 vite nga garat dhe gjithashtu për gjyqtarin Mehmet Koçi, i cili nuk do të arbitrojë për dy vite asnjë aktivitet futbollistik.
Koçi u dënua për shkak të trukimeve në sfidën midis Bulqizës dhe Veleçikut, duke qenë i përfshirë në mënyrë indirekte, pa raportuar tentativën.
Gjyqtari nga Durrësi gjithashtu mori dhe nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja.
LEXO EDHE: Konfirmohen trukimet në Kategorinë e Dytë, FSHF përjashton tre klube dhe arbitrin durrsak
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"