“Nuk e konsideroj veten një nga më të mirët”, Niko Uilliams: Si ekip, askush nuk është si Spanja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 18:17

“Nuk e konsideroj veten një nga më të mirët”, Niko Uilliams: Si ekip, askush nuk është si Spanja

Evropa i shikon me habi atë çfarë ndodh në krahët e Spanjës. Nga njëra anë është Lamine Jamal, 16 vjeç që ka çmendur botën.

gtfdj

Nga ana tjetër është një tjetër ri, pak më i “moshuar” (22 vjeç), Niko Uilliams që ka shpërthyer pikërisht në Europian. Paraqitja mbresëlënëse e tij kundër Italisë ka bërë që e gjithë bota të flasë për të. Sulmuesi i “La Roja”-s ka dhënë një intervistë për “Marca” ku ka shpjeguar gjithçka në lidhje me kombëtaren spanjolle.

A e pranoni faktin se jeni zbulimi i këtij Europiani?

Aspak! Gjithçka që thuhet është mirë, por kam ende shumë për të bërë dhe për të dhënë. Unë nuk e konsideroj veten një nga më të mirët.

Tani nis gara e vërtetë me eliminimet direkte. Çfarë mendimi keni?

Ne kemi një ekip të mirë, jemi të mbuluar në të gjitha pozicionet dhe i bëjmë gjërat shumë mirë. Në nivel personal, të luash me më të mirët të ndihmon të shkosh më tej. Mendoj se kemi një nga skuadrat më të mira në Europian.

A ju ka thënë ndonjëherë ndonjë mbrojtës që të ndaloni pak, të ndaloni vrapimin?

Dikush edhe e thotë këtë. Mbrojtësit jetojnë me frikën për të luajtur gjithçka ose asgjë në ballafaqimet një-në-një me sulmuesit. Është pika ime e fortë dhe mundohem ta shfrytëzoj sa më shumë. Këtë më kërkon trajneri.

Flisni për cilësinë. A keni parë dikë më të mirë se Spanja në Euro?

Jo, nuk kam parë dikë të luajë më mirë. Si ekip, nuk ka më të mirë se ne. Franca ka potencial të madh individual. Anglia gjithashtu. Por si ekip, sakrificë, punë, nuk ka si ne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"