Nuk gjen dot avion charter, Tirana që të hënën drejt Gjeorgjisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 10:10

Nuk gjen dot avion charter, Tirana që të hënën drejt Gjeorgjisë

Tirana do të jetë gati deri të dielën në Shqipëri dhe më pas do të marrë rrugën për në Gjeorgji ku do të luajë me Torpedo Kutaisin.

shkem,bi ibraimi

Tirana ka planifikuar që të udhëtojë drejt Gjeorgjisë me avion linje nga Prishtina, duke parë mungesën e “charter”-ave për shkak të verës. Skuadra do të bëjë një ndalesë në Turqi dhe më pas do të udhëtojë drejt Kutaisit.

Takimi i parë do të zhvillohet me datë 11 korrik në Gjeorgji, ndërsa i kthimit me 18 korrik në Tiranë.

Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrat që do të gjykojnë 2 takimit. Në Gjeorgji do të jenë 4 armenë, me kryesorin Zaven Hovhanisian dhe ndihmës të tij Kaçatur Hovhanisian edhe Gevorg Shakhkaldian, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Artem Gasparian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"