Nuk ishte rastësi që hoqi dorë nga goli, Ronaldo vendosi rekord të ri me pasimin për Bruno Fernandes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 20:56

Nuk ishte rastësi që hoqi dorë nga goli, Ronaldo vendosi rekord të ri me pasimin për Bruno Fernandes

Kristiano Ronaldo i vetëm para portës që nuk gjuan por pason, është një gjë pamje shumë e   rrallë. Por kjo ndodhi sot në ndeshjen mes Portugalisë dhe Turqisë, ku sulmuesi i cili njihet për egon e jashtëzakonshme, i dha asistin Bruno Fernandes për golin e rezultatit 3-0.

sdffdsfdsfdsfsdsfdsfdsfddsffsd

Por të gjithë janë të bindur se nuk ishte rastësi, por një tjetër hap i Ronalods për të thelluar listën e rekordeve të tij. Me asistin e sotëm, ai çoi në shtatë numrin e pasimeve për gol që ka dhënë në Kampionatet Europiane, duke marrë i vetëm kreun e renditjes së të gjitha kohëve në këtë statistikë pasi kaloi Karel Poborskin me të cilin ndante vendin e parë deri tani.

Kështu ai tani mban rekordin e Europianëve për gola të shënuar, asiste, ndeshje të luajtura, minuta në fushë, shtylla të goditura, ndeshje si kapiten, ndeshje me fitore, më shumë edicione në të cilat ka shënuar dhe padyshim më shumë edicione në të cilat ka luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"