Postuar: Korrik 14, 2023 | 12:12
Nuk ka pasur kurrë eksperienca me klubet shqiptare, UEFA ja beson një bullgari takimin mes Egnatias dhe Ararat
Egnatia arriti një barazim historik përballë Ararat-Armenia në takimin e parë të Ligës së Konferencës, teksa në ndeshjen e kthimit do të vijë si e avantazhuar.
UEFA ka zgjedhur gjyqtarët për këtë sfidë një katërshe bullgare, me në krye Dragomir Draganov.
42-vjeçari nuk ka pasur asnjë eksperiencë me ndonjë skuadër shqiptare në Europë më parë, teksa Egnatia do të jetë e para për të.
Takimi do të luhet të enjten e 20 korrikut, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"