“Nuk la gjë pa i thënë”, Del Piero tregon përplasjen e Ançelotit me gjyqtarin italian gjatë Real-Siti
Një vend në finalen e Ligës së Kampioneve është një objektiv i rëndësishëm për çdokënd dhe Karlo Ançeloti nuk bën përjashtim, ndonëse ka shkuar dhe ka fituar trofeun disa herë. Ai u shfaq shumë nervoz në një sfidë të tensionuar, duke kontestuar vazhdimisht gjyqtarin kryesor.
Këtë e konfirmoi edhe një ish-futbollist i tij, Alesandro Del Piero, i cili ishte në Madrid për ndeshjen e fjalë. Ai shpjegoi për “Sky Sport” se çfarë kishte ndodhur gjatë ndeshjes në pankinën e madrilenëve.
“Ançeloti ishte shumë nervoz, ndoshta pasi ishte Orsato gjyqtar i katërt. Nuk la gjë pa i thënë. Pankina e tij u inatos shumë, sidomos para golit të barazimit. ishte një ndeshje shumë, snumë e ndjerë”, tha Del Piero i cili ishte në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur ndeshjen si i dërguar i “Sky” .
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"