Postuar: Dhjetor 29, 2023 | 13:25
Nuk po shkëlqen tek Bajerni, mbrojtësi që u shpall kampion mund të largohet drejt Premier Ligës
Matajs De Ligt mbërriti tek Bajerni dy sezone më parë nga Juventusi për 67 milionë euro, por nuk ka arritur kurrë të përshtatet siç duhet.
Ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju që nuk e lejoi të arrinte formën më të mirë dhe për këtë arsye së shpejti mund të thotë lamtumirë.
The Athletic flet për një interes konkret nga ana e Arsenalit për qendërmbrojtësin holandez i cili mund të shkojë në verë dhe jo në merkaton e dimrit.
Me përjashtim të skenarëve aktualisht të pamundur, De Ligt do të qëndrojë në Gjermani këtë sezon dhe në pjesën e dytë të sezonit, do të përpiqet të konfirmohet te bavarezët.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"